Ish-ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Mueller-Holtkemper, ka rënë pre e një atentati në Jemen, vend ku ajo shërben aktualisht.
Mësohet se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi, ku ish-ambasadorja gjermane në Tiranë dhe disa pjesëtarë të trupit diplomatik po qëndronin.
Carola Mueller-Holtkemper nuk është dëmtuar nga sulmi, por i vdekur ka mbetur truproja e saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas raportimeve të para, mësohet se disa persona të armatosur tentuan që të merrnin peng ish-ambasadoren, e cila tashmë shërben në Jemen si ambasadore e Gjermanisë.
“Ambasadorja i shpëtoi sulmit por truproja e saj u vra, teksa u bëri rezistencë agresorëve, të cilët u përpoqën ta rrëmbenin”, raportojnë burime nga vendngjarja për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). / Tema

ju urojme si shqiptar shendet,ish ambasadores, e pune te mbare ne misonet diplomatike.
Grua burrneshe,e fjale pakt e kuptimplte shqip, gjate kohes qe sherbeu ne vendin tone, me mesazhet diplomatike per politikanet tane,e per mbeshtetjen e shqiperise per ne B.E.
Terrorizmi,sado te perpiqet kundra civilizimit,ka nje fund.vendosja e demokracise ne bote eshte e pandalshme se eshte aspirate popullore.
Your comment is awaiting moderation.
ju urojme si shqiptar shendet,ish ambasadores, e pune te mbare ne misonet diplomatike.
Grua burrneshe,e fjale pakt e kuptimplote shqip, gjate kohes qe sherbeu ne vendin tone, me mesazhet diplomatike per politikanet tane,e per mbeshtetjen e shqiperise per ne B.E.
Terrorizmi,sado te perpiqet kundra civilizimit,ka nje fund.vendosja e demokracise ne bote eshte e pandalshme se eshte aspirate popullore.
PËRGJIGJJUNI
Kjo ambasadorja ishte shume njeri i mire dhe pepriqej gjithmone per mire
Me vjen me te vertete shume keq qe i paska ndodhur kesaj kjo fatkeqsi.
I uroj fat ambasadores atje dhe ngushellime te sinqerta familjes se bodygardit gjerman ! Se gjynaf ishte djale nene dhe ai .
Rrespsekt per truprojen, nje gjerman i vertete jo fjale. Vete Ambasadorja duhet te jete e nderuar per ate truproje.