Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në 3 muajt e parë të vitit 2019 është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi.
Fruthi konsiderohet një sëmundje virale infektive, e cila ndonjëherë mund të çojë edhe në komplikime të rënda shëndetësore, që përfshijnë infeksionet në mushkëri dhe tru.
Alarmin e jep Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës rritjen më dramatike të rasteve e ka dëshmuar Afrika.
OBSH thotë se bilanci i vërtetë mund të jetë edhe më i rëndë sesa kaq, pasi vetëm 1 në 10 raste globalisht raportohen. Fruthi konsiderohet një sëmundje virale infektive, e cila ndonjëherë mund të çojë edhe në komplikime të rënda shëndetësore, që përfshijnë infeksionet në mushkëri dhe tru.
Sipas OBSH-së, Ukraina, Madagaskari dhe India janë vendet më të prekura nga kjo sëmundje, me dhjetëra mijëra raste të raportuara. Që nga shtatori, të paktën 800 vetë kanë ndërruar jetë prej saj vetëm në Madagaskar.
Epidemitë e fruthit kanë goditur gjithashtu Brazilin, Pakistanin dhe Jemenin, “duke shkaktuar shumë vdekje, sidomos në mesin e fëmijëve të vegjël”.
Problemi, sipas ekspertëve është se në vendet e varfra nuk ka vaksinim të kënaqshëm të popullsisë, ndërsa në ato të pasura njerëzit kanë nisur të mos i vaksinojnë vetë fëmijët.
j.l./ dita
