Pas kaq vitesh, “Facebook”-u është kthyer në një “vend” ku gjeni njerëz me të cilët nuk flisni më apo që nuk i njihni më fare, ish-kolegë që dëshirojnë të lavdërohen me jetën e tyre “luksosze” dhe njerëz që bëjnë sikur jeta e tyre është perfekte. Po ka ardhur koha që këto tipa njerëzish t’i hiqni nga bota juaj virtuale:
Ata që lavdërohen
Në fillim janë interesantë, mund të shihni se ku kanë qenë në pushime dhe se çfarë dëshirojnë të bëjnë, postimet e tyre konstante mbi stilin e jetës. Fshihni çdokënd që ju bën të ndjeheni fajtor dhe jofalënderues për gjërat që keni.
Grindaveci
Ky tip e përdor “Facebook”-un si një vend për grindje, zakonisht ka qëndrime kontroverse ndaj gjithçkaje bëhet objekt debati, si, politika, kultura, qoftë edhe ushqimi që ka ngrënë për drekë.
Garuesi në “reality show”
Për këta njerëz jeta është një show i madh, ndaj mund të postojnë edhe gjërat më intime pa asnjë rezervë, madje edhe grinden me partnerin në publik. Në fillim është interesante të përcjellësh gjithë atë dramë, mirëpo më vonë fillon të bëhet e turpshme.
Koduesi
Ky personazh është edhe më i keqi se ai që i tregon të gjitha publikisht, i vetmi dallim është se ju nuk do të kuptoni asgjë. Do të shkruajnë: “Jam lodhur me disa njerëz, nuk mund ta kuptoj sesa larg mund të shkojnë”, e ne pyesim “Çfarë njerëzish, çfarë largësie?”, ndaj mos i jepni vëmendjen që kërkon.
Lojtari
Të gjithë e dimë sesa të mërzitshme janë ftesat për lojëra, si “Candy Crush”. Ndaloni komunikimi me njerëz që nuk i njihni mirë dhe ju dërgojnë ftesa të tilla, do t’ju kursejë kohë.
Prindi “krenar”
E keni parasysh prindin, që reklamon çdo arritje të fëmijëve të tij, apo gjyshen që nuk pushon së postuari albume të tëra. Është në rregull të duash familjen dhe të postosh foto të tilla, mirëpo ju lutemi që mos ta bombardoni “Facebook”-un tonë, me familjen tuaj perfekte.
Kritiku
Ai është i pari që kritikon atë që bëni apo që thoni. Është mirë që të keni debat deri në një pikë, mirëpo mos e lejoni që dikush tjetër të diktojë sesi duhet të përdorni “Facebook”-un tuaj.
I panjohuri
Ju garantojmë se nuk do të flisnit me shumicën e miqve tuaj në “Facebook” në jetën reale, ndaj bëni një pastrim të listës së miqve virtualë.
e.t./dita

nOooo ,
non si puo fare tutto quelo casino .
ricordatene
“una” ti rimasta sepmre dentro ,
ma “nascosta”
in questa stanza secreta ,
e Tu nn posso cancelarsi mai
forse ,per tutta la vita