Rama në Katar/ Theksi te bashkëpunimi në turizëm dhe infrastrukturë

Bora Basholli

Nga Katari ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Kryeministri Edi Rama  u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *