Kjo është vila e Admir Muratajt, personit që mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes në pistën e Rinasit. Ndërsa vëllai i tij, Can Murataj ka treguar se mediat kanë ngritur aludime mbi vlerën e vilës që tashmë është nën sekuestro nga Prokuroria.
“Kjo është shtëpia e Admir Muratajt. Kjo shtëpi është blerë në vitin 2007, 26 milionë Lekë, për ta ndërtuar kam punuar vetë. Kjo shtëpi nuk kushton 3.5 milionë Euro”.
Can Murataj është pronar i një biznesi në Vorë, ndërsa prej 2017 ka qenë person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas grabitjeve që ka kryer vëllai i tij. Policia disa herë ka ushtruar kontrolle në biznesin e tij.
“Policia ka bastisur disa herë servisin, madje në këtë kasafortë thonë se janë gjetur miliona Euro. Këtu janë gjetur vetëm 100 Dollarë”.
Një tjetër pjesëtar i familjes Murataj qëndron në burg për grabitjen e disa miliona Eurove. Sipas Can Muratajt, vëllai i tij Aleksandri është dënuar me 12.8 vite burg pa asnjë provë.
“Kjo vila është shkaku i arrestimit të tij, është kapur duke pirë cigare me Admir Murataj, dhe policia ka ngritur akuzën për grabitje. U kam kërkuar sqarim prokurorëve. Vëllai im është peng për Admirin, ky vdiq. Ai është marrë peng për Adin, tani shohim për drejtësinë. Është parë një kamerë 3 minuta. Aleksandri ka qenë në operacion”.
Një foto e bërë në 2015 është e momenti i fundit që Admir dhe Can Murataj kanë dalë së bashku. Përmes mediave ai i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen ku vëllai i tij humbi jetën, ndërsa pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme, por deri tani nuk është kontaktuar nga askush.
o.j/dita

Tani kerkoi llogari policise,pse nuk i vrau te gjithe?
Gjynah u bien ne qafe ‘kot” kesaj familje kriminalesh.
Ky lloj surrati do te kete te njejtin fat si ai i plehres Admir.
Gazeta me serioze, perse u jepni vend krimineleve te shprehen dhe te akuzojne, sic thote qe vellaj i tij nje tjeter kriminel eshte denuar kot me 12,8 vite burg.
Pra akuzon drejtesine qe ka burgosur nje plehre.
Si ka mundesi te kerkohet drejtesi per nje kriminel me 13 idenditete, eh ore Can shko fshiu e mos e nxir me koken….
Gazeta ben shum mire qe u jep ze ketyre, vetem keshtu njerezit e ndershem qe respektojne ligjin kane mundesi te shohin se kush eshte zot i Tiranes, Vlores dhe i gjithe Shqiperise.
Ishim vendi i vetem ne Europe qe jetuam 45 vjet nen nje diktature pseudokomuniste speciale dhe kemi 30 vjet qe jetojme nen nje diktature te re, kesaj here te kelysheve me besnike te ish nomeklatures komuniste te gershetuar me kriminelet me te ndyre mbi planetin toke.
O popull kto Jane krimenele nuk diskutohet po mo te medhenjte Jane ne qeveri vilat qe Kane Bo ato Duke vjedhur popollin Duke filluar nga meksi nano Berisha lulii likja dhe edi une nuk shof asnje difernce nga maloku dhe pushtetaret Jane hajdut apo Jo atehere duhet denohen dhe pushtetaret qe e vodhen shqiprine ?
Me bejne pershtypje fjalet qe nxjer ky vellai i viktimes .Une mund te ndihmoje drejtesine shprehet ky ,por deri tani as edhe nje institucio nukma ka varur ,sme ka pyetur ???Mund te mendojme qe mafja “(ndoshta e kam gabim “),qe nuk do te dali e verteta e kesaj mega vjedhje ,tamam ,si filmat e hollivudit ???koha do e vertetoje e do e sqaroje ???
Po cte te themi ty ne? Ja yt vella u ra gjate nje grabitje dhe sepse qelloi me arme kunder policise. A eshte e qarte tani?