Orët e para të ditës së mërkurë do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme ato do të paraqiten në ekstremin jugor.
Pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në këtë rajon duke gjeneruar shira të pakët e të izoluar. Orët e natës rikthejnë sërish kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por më e ndjeshme rritja do të jetë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do fryjë e lehtë në jug dhe qendër por mesatare në veri me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./ Meteoalb.
l.h/ dita

ju na lajmeruat se te djelen do te jete kohe per plazh,ndaj ne jemi be gati.
ju na lajmeruat se te merkuren do te jete kohe per plazh,ndaj ne jemi be gati.