Juves nuk i mjafton as Cristiano, Ajaksi eliminon “Zonjën e Vjetër”

J L
TURIN, ITALY - APRIL 16: Matthijs de Ligt of Ajax celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Juventus and Ajax at Allianz Stadium on April 16, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images) ORG XMIT: 775317250 ORIG FILE ID: 1143122896

Ajaksi ka shkaktuar sërish surprizën në futbollin evropian.

Pasi eliminoi Realin e Madridit, holandezët kanë nxjerrë jashtë Champions League edhe Juventusin pas rezultatit 2-1.

Bardhezinjtë u ndalën në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz të klubeve në kontinent, për të dytin vit radhazi, pavarësisht se patë  në gjirin e tyre Cristiano Ronaldon .

Cristiano Ronaldo nuk ishte i mjaftueshëm për të ndihmuar Juventusin të kapërcejë atë që Massimiliano Allegri e quajti një “situatë emergjente” për gjigandët italianë.

Futbollistët e rinj të Ajaksit përmbysën rezultatin me anë të Van de Beek dhe De Ligt, duke shtangur kampionët në fuqi të Italisë, të cilët edhe këtë sezon nuk do të fitojnë dot trofeun që e dëshirojnë që prej vitit 1996.

 j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *