Kur mosha është vetëm një shifër: 100 vjeçarja kandidon për zgjedhjet lokale në Gjermani

Elena Tase
Lisel Heise, a 100-year-old former teacher, looks through a book with photographs of former U.S. President Barack Obama as she meets journalists in the living room of her house in Kirchheimbolanden, Germany, April 11, 2019. REUTERS/Kai Pfaffenbach/Files

Për shumicën e njerëzve, të arrish 100 vite jetë do të thotë të kesh shumë fat . Por Lisel Heise ka ide të tjera. E moshuara gjermane, ish mësuese fiskulture, ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj dhe po garon në zgjedhjet për këshillin e qytetit të saj, Kirhaimbolanden.

Ajo e ka fokusuar fushatën në rihapjen e pishinës publike, e cila u mbyll në vitin 2011.

“Hyra në politikë, në mënyrë që të bëja diçka për të rinjtë. Të gjitha gjërat e mira po zhduken: pishinat po mbyllen dhe ata nuk kanë asnjë vend të mirë për të kaluar kohën jashtë shkollës”, thotë Lisel.

Zgjedhjet zhvillohen me 26 maj dhe votuesit e këtij qyteti me 8 mijë banorë, po fillojnë ta dëgjojnë kandidaten e moshuar.

Pavarësisht rezultatit, Heise ka disa këshilla për ata që dëshirojnë të ndjekin hapat e saj.  “Për të arritur moshën 100 vjeç ju këshilloj të jetoni shëndetshëm derisa jeni të rinj, bëni sport, ushqehuni mirë dhe stërvitni mendjen”.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *