Protesta e 13 prillit e opozitës së bashkuar si rrallëherë u shoqërua me disa zhvillime që dukshëm ngrenë disa pikëpyetje për aksionin apo qëndrimet e mëpasshme politike.
E para është se në protestën e së shtunës për herë të parë u shfaqën flamujt politikë. Simboli i PD-së valëvitej në këtë protestë, edhe pse ishte një tubim i opozitës së bashkuar.
Ndryshe nga PD-ja, LSI-ja nuk preferoi që të mbante flamuj partiakë, duke përdorur vetëm stemën e shqiponjës kuqezi. Dallim tjetër që ra në sy në protestën e 13 prillit ishte fjalimi i vetëm që u mbajt, ai kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nuk ngurroi të fliste edhe në emër të LSI-së dhe partive të tjera aleate të bllokut opozitar ku zotohej se nuk do të kishte më pazare me Ramën.
Këtu duhet përmendur edhe një detaj tjetër, i cili nuk u vu re në ditën e protestës së 13 prillit. Basha pas fjalimit përshëndetës nga selia e PD-së për përkrahësit, nuk e vijoi ritualin me takimin me aleatët, Kryemadhin, Mediu apo dhe Shehun.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nxitoi drejt selisë së partisë që drejton, për të dhënë një deklaratë për protestën e 13 prillit. Ndërkaq kanë kaluar disa ditë dhe tryeza e liderëve të opozitës nuk është mbledhur për të diskutuar si përherë mbi aksionin politik të radhës.
Këto zhvillime mund të ngrenë pyetjen nëse vetë brenda opozitës ka ose jo një qëndrim të unifikuar për aksionin politik të radhës, pas 8 apo 9 protestash që ata zhvillojnë, ku kërkesa kryesore është krijimi i një qeverie tranzitore dhe që të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Partia Demokratike duket se është e vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit. Afatit për regjistrimin si subjekte në KQZ po i vjen fundit, data 21 prill, ndërsa aleatët e PD-së, akoma nuk janë shprehur qartazi për bojkotim final dhe pse shprehen të sigurt në qëndrimin e tyre sa i përket asaj që nuk duan Edi Ramën si kryeministër.
Pikëpyetja e radhës që ngrihet natyrshëm është qëndrimi i ndërkombëtarëve në raport për mënyrën se si u karakterizua protesta e 13 prillit, ku të shtunën nuk munguan aktet e dhunës dhe lëshimet e gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve që tentuan të çanin kordonin e policisë përpara Parlamentit.
Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, ndërkombëtarët, edhe pse ndjekin në detaje çdo zhvillim sa u përket protestave, më 13 prill nuk dhanë asnjë deklaratë për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në këtë protestë.
Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, OSBE apo dhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë nuk lëshuan asnjë deklaratë të ngjashme si ato të 16 shkurtit, ku njëzëri u shprehën se dënonin dhunën e ushtruar ndaj institucioneve, duke nënvizuar se autorët e dhunës do të mbanin përgjegjësi për incidentet e shkaktuara gjatë sulmit në Kryeministri.
Ky qëndrim i ri i ndërkombëtarëve mund të shpjegohet së pari me faktin se apeli i tyre tashmë është stërpërsëritur; madje së fundmi edhe nga vetë zyrtari i lartë i DASH, Matthew Palmer gjatë vizitës në Tiranë. Ndërkombëtarët nuk lëvizin në qëndrimin e tyre duke i kërkuar opozitës t’i rikthehet jetës institucionale dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.
Kjo “tërheqje” e ndërkombëtarëve mund të argumentohet së dyti edhe me faktin se tashmë në skenë për zgjidhjen e krizës janë futur vetë ata – diplomatët e huaj në Tiranë – duke ngritur ura kontakti me pjesë të caktuara brenda PD-së apo LSI-së; me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re politike.
Faktin e kontakteve me eksponentë nga ana e ndërkombëtarëve e pranoi edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka gjatë në interviste televizive, shkruan gazeta Si.
l.h/ dita

Nuk besoj te na braktisin.
VETEM IDIOTET NEE ATE VEND
ENDERROJNE NDERKOMBETARET SI ENGJUJ
QE PO FLUTUROJNE MBI QIELLIN SHQIPTARE
PER TI PRURE FATE SHQIPERISE !
JANE THJESHTE MASKA
QE I NDRYSHOJNE SIPAS SITUATES
MASKAT NDROHEN MUTI MBETET
MBAS MASKAVE QENDRON FYTYRA E DJALLIT
TE CILEN SHQIPTARET DO TA DALLOJNE VETEM
SEKONDAT E FUNDIT TE VDEKJES SE TYRE
PARA ZHDUKJES SI KOMB
E keqja Shqiperise i Ka Ardhur dhe Do ti vije Vetem nga GEGËT !
Poshte komunistat poshte drogaxhinjte hahhahah