Për arsye të shumta konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës. Sipas shumë hulumtimeve, jo shumë njerëz i kushtojnë rëndësinë që duhet vaktit prej të cilit varet e gjithë dita juaj.
Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë:
Nga shumë hulumtime tregohet që personat që nuk hanë mëngjes kanë rreth 50% më shumë gjasa për shtim në peshë.

Përmirëson performancën tuaj intelektuale:
Konsumimi i mëngjesit rrit koncentrimin dhe përmirëson kujtesën.

Ngrënia e mëngjesit riaktivizon metabolizmin:
Në mënyrë që sistemi juaj i metabolizmit të funksionojë sa më mirë, patjetër duhet të hani një mëngjes me shumë vitamina.

Redukton ankthin:
Nëse keni ngrënë një mëngjes të mirë, ju nuk do të uriteni shumë dhe kjo do të reduktojë ngrënjen e tepërt në drekë.

Përmirëson performancën tuaj altetike:
Mëngjesi përmban vitamin e nutrient, si rezultat ju keni shumë energji dhe jeni të gatshëm për ushtrime.

Parandalon rrezikun për disa sëmundje:
Konsumimi i rregullt i kësaj shujte ndihmon në parandalimin e diabetit dhe hipertensionit.

Përmirëson disponimin tuaj:
Është fakt, edhe pse mund të tinglloj çuditshëm, konsumimi i rregullt i një mëngjesi me nutrient e vitamin përmirëson disponimin.

Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës:
Ngrënja e shëndetshme përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak.

e.t./dita
