Itali, Ministri Panariti takon drejtorin e përgjithshëm të FAO-s

redaktor

Dje në selinë qendrore të FAO-s në Romë, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Prof. Edmond Panariti u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Da Silva. Drejtori i FAO-s, Da Silva e uroi ministrit Panariti për zgjedhjen e tij si ministër i Bujqësisë dhe siguroi për mbështetjen e organizatës që ai drejton për zhvillimin e bujqësisë shqiptare nëpërmjet projekteve të përbashkëta. Drejtori i përgjithshëm i FAO-s njoftoi ministrin Panariti për hapjen vitin e ardhshëm, të një zyre të kësaj Organizate në Shqipëri si dhe për fillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit. Ministri Panariti falënderoi Drejtorin e Përgjithshme të FAO-s dhe e siguroi në emër të Qeverisë shqiptare për një rol proaktiv dhe dinamik të dikasterit që ai përfaqëson në bashkëpunimin me FAO-n, për konkretizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Ministri Panariti e vlerësoi hapjen e zyrës së FAO-s në Shqipëri si një fazë të re të bashkëpunimit me FAO-n dhe ftoi Drejtorin Da Silva të ishte i pranishëm në hapjen e kësaj zyre. Ftesa e ministrit Panariti u pranua me kënaqësi nga zoti Da Silva.

Share This Article
1 Comment
  • Shqiperia ka qene anetare e FAO -s qe ne kohen e E. Hoxhes dhe ka patur mardhenie te mira me kete Organizate por si cdo gje e atij rregjimi edhe kjo pati fatin qe te humbte pa lene gjurme si fati i cdo shkaterimi nen parullen “Te zhdukim cdo gje nga periudha e komunizmit ” e sot u kujtuan te rifillojne bashkpunimin.Shume vone zoterinj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *