Një i ri është gjetur i vdekur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Viktima, është gjetur në një apartament në Qytet Studenti.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima i identifikuar si Fation T. ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.
Policia, autoambulanca dhe një zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga apartamenti.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.
b.b/dita

Viktima e radhës.
Ky brez ja vajtur per lesh