Sot, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se nuk cenohet siguria kombëtare me 5 veta që grabitën në Rinas.
Kjo deklaratë ka çuar në reagimin e gazetarit Artan Hoxha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar Lleshajn.
“Që jemi të sigurtë, kjo është një gjë që duket. Thjesht ne nuk e perceptojmë qartë çfarë niveli sigurie kemi. Problemi është që mos na siguroni kaq shumë, sa kur ndahemi me miqtë në rrugë, në vend t’u themi “mirupafshim”, kemi filluar t’u themi “të ruajt zoti” në qiell se në tokë ke kry punë”, ka shkruar Hoxha.
Më tej Hoxha i ka ashpërsuar tonet ndaj Lleshajt.
“MB Sandër Lleshaj sot në parlament: Nuk cënohet siguria kombëtare me 5 veta. Më falni, po manuali çfarë parashikon për të tilla raste?!!
Sa veta duhet të jenë të armatosur rëndë me Kallashnikov, granata difensive, eksploziv dhe çfarë objekti të rëndësisë së veçantë duhet të sulmojnë ata që të cënohet siguria kombëtare?! Kur nuk është cënuar siguria kombëtare, pse dërguam patrullat e ushtrisë me mjete të blinduara të sillen rrotull gardhit të aeroportit?! Që siguria kombëtare të cënohet, sëpari duhet që ajo të ekzistojë. Kur ajo nuk ekziston atëherë është e sigurtë që s’ka kush e cënon”, ka shkruar më tej Hoxha, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga patrullimi i Ushtrisë në Rinas.
o.j/dita

Urimet me te mira per mistrin e brenshem ne kete kohe teper te veshtire ku epidemia e hijve krimbave krimineleve antishqiitareve si asnjehere per rrugen e duhur te nje pune ku nuk ka rene ne grackat e felliqesirave te kombit urime
Lleshaj ka drejt Reagimi policise hedh posht “cenimin e sigurise kombetare “
4 Bandit kriminel ja mbathen njeri hengri plumb !
Keto ngjarje ndodhin ne Amerike ne Europ Hajdutet jane te sofistikuar
Hyjne edhe ne Aeroport kane rrembyer avione dhe siguria eshte rivendosur me pergjigje force !
Cenimi I sigurise kombetare eshte dhe destabiliteti politik me I rend se ai I aeroportit!
Dmth , sigurinë kombëtare e cënuan 5 grabitës ?????
Ky hoxha le të shikojë aeroportin e Francës që patrullohet si brenda dhe jashtë nga ushtarë të armatosur deri në dhëmbë me jelwkë antiplumb, pra sipas këtij Trupeshkut as Franca ska siguri kombëtare ?????
Këtij hoxhës duhet ti thotë dikush që më shumë gjasa ka të vritesh në rrugë në Angli sesa në Shqipëri
Po nuk ka o Korcari dhe kete e ka treguar koha me gjithe ato sulme terroriste qe jane bere sepse po te kishte nuk kishin pune forcat ushtarake ne aeroporte apo metro.