Reja merr Salihin në staf, takohet edhe me teknikët e moshave

Ornela

Dita e parë e punës së Edy Rejas pas prezantimit si trajner i Kombëtares së Futbollit, ka kaluar me një mbledhje të gjatë në ambientet e Federatës së Futbollit.

Për 5 orë tekniku i ri ka biseduar me stafin e kombëtares Ervin Bulkun dhe Sulejman Memën, si dhe trajnerët e ekipeve të moshave Alban Bushi, Nevil Dede, Armand Dama dhe Dritan Babamusta. Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe ish-sulmuesi kuqezi, Hamdi Salihi.

Në të gjithë këtë kohë është diskutuar mbi lojtarët, të dhënat e tyre, analizimi i minutave të luajtura dhe kilomentrave që kanë vrapuar në skuadrat e tyre nëpër Europë.

Në përgatitje të dy ndeshjeve të Qershoriit, trajneri ka kërkuar që lojtarëve që përfundojnë më herët kampionatet e tyre, t’u jepet një plan i specifikuar stërvitor.

Ergys Kaçe, Basha dhe Mihaj janë të parët që do të marrin detyrat nga trajneri i ri.

Në konferencën për shtyp pas firmosjes së kontratës, Reja pranoi se nuk do ta ndryshojë shumë stilin e lojës së Shqipërisë, por se do të punojë për të njohur në kohë lojtarët e kombëtares.

Ai nuk bëri asnjë premtim, por theksoi se kombëtarja jonë ka shanse të kualifikohet në Europian.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *