“Në zgjedhje me kushte”, Basha: Dialog me PS-në nëse largohet Rama

Bora Basholli

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar se PD se do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen, sipas tij kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai tha se Këshilli Kombëtar ka sanksionuar hapat për betejën politike në vijim.

Misioni ynë është i qartë Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Basha thotë se kushti i panegociueshëm  për dialog me Partinë Socialiste është largimi i Edi Ramës.

Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politik, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do ti nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që  mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë”

Interesit të gazetarëve se si do ti pamundësojë opozita zgjedhjet, dhe a do të shkohet drejt përplasjes civile në 30 qershor, Basha iu përgjigj kështu:

Do kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot mesazhi që dua të ndaj me ju është ky, pa largimin e Ramës nuk ka dialog, pa largimin e Ramës do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat”

b.b/dita

 

Share This Article
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *