Biznesmeni mysliman dhuron 100 mijë USD për katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

Ori

Në New York është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje u mblodhën 1.3 milionë dollarë nga shqiptarët e Amerikës.

“Kjo mbrëmje solli mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar, Nënë Terezës. U zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolik shqiptar, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri dhe viset tjera shqiptare, por spikati edhe njëherë toleranca fetare shqiptare, kur një biznesmen i fesë myslimane, Jimmy Xhema, dhuroi një zarf me me 100,000 dollarë”, – shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i New Yorku-t, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë.

“Shqiptaret, sidmos biznesmenet, kur është nevoja duhet të japin per popullin tonë, për kombin, sidomos nëse bëhet fjalë për edukimin, për shkolla shqipe, xhamia e kisha, të japin për skamnorët dhe invalidët. Ato pare nuk shkojnë poshtë, zenë vendin e merituar” – tha Xhema gjatë ceremonisë.

o.p / dita

Share This Article
9 Comments
  • Nene Tereza eshte simbol mbareshqip jo vetem per katoliket ashtu si dhe Skenderbeu.

    Me duket pa kuptim permendja e besimit fetar te shqiptarit te Amerikes.

    Shqiptaret i bashkojen figurat kombetare, gjuha dhe flamuri.

    Besimi fetar eshte zgjedhje individuale per gjithsecilin.

  • Në Gjermani p.sh.shemben objekte fetare kurse te ne e kundërta ato mbijnë në çdo lagje U shemb Gjimnazi matematikor Xhevdet Doda dhe u ndërti kisha çfar paradox i kohes çdo lagje u mbush me xhamija falë qeverisjes të LDK të mjeranit Rugova këta vetëm sa e vazhduan punen e osmanëve dhe serbëve për ndërtime faltoresh në çdo lagje të Prishtine ku veqohen për varfëri bastione të LDK u mbushen xhamija ku i kaluan edhe ato të turqëve se e cila me nga dy minare

  • Çfarë katedrale more ajo është vetëm për sherr atje ku 0.01 janë katolik dhe mbushet me demagog deri dje islamistë ishte kjo ku për pak sa nuk e hudhen në erë shërbimet serbe po të ishin grumbullu mjete për shkollim se sa për kisha xhamija nuk kishm me pasë kaq shpërnglje masive këta a janë të verbër a idiotë Amerika investon në dije apo në religjion!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *