Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, ku u prit nga Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Xhaçka i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi”, tha ministrja Xhaçka.
Ajo siguroi zyrtarin e lartë amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i denjë.
“Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj”, tha ajo.
Për Sekretarin Shanahan, Shqipëria është një partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t’i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dua t’ju falenderoj për kontributin dhe faktin që keni qenë një aleat model”, tha ai.
Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku.
Gjatë vizitës në Washington të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, një tjetër lajm i mirë ishte marrëveshja me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, veçanërisht të Forcës Ajrore, përmes marrjes së disa helikopterëve “Black Hawk”.
l.h/ dita

super perfaqesim, bravo & respekte per Olta Xhacken
Ne cdo rast perfaqsimi nga Ministra me prejardhje Qytetare i ben Krenar Shqiptaret , te rrespektohen e shifen me rrespekt nga Bota e Huaj
# muzllumash e maolqesh injorante ,
qe qysh ne surrat tregojne injorancen qe i karakterizon
e poshterojne kombin shqiptare me sjelljet e tyre
bythlepirsis ose rropsish para Botes se Civilizuar
be proud …Rrespekt..@………………………………………………
Me vjen keq per ju te dy qe e lavderoni kete ministren ,mashe te pardesy bardhit Edi Rama.
Per tja argumentuar ,do ja u numuroj qe jeni ne gabim .
Ministrja Xhaxhka ,nuk eshte e sinqerte ,me ato qe komenton ne Amerike . Ajo shprehet se ne po interesohemi per reformimin e te gjitha institucioneve ne menyre demokratike , evecanerisht per reformimin e drejtesise .Ku e keni ,nuk ju ben pershtypje kjo Ministrja qe genjen Amerikanet . Ne shqiperi shkelet me te dy kembet kushtetuta neni 181 i saj ,posacerisht per pronat .Apo haron kjo Xhaxhka ,qe jemi ne NAO ,nuk te fal njeri te shkelesh te drejtat e njeriut ,prandaj ,katovica vazhdon nen stop ,qe nga 91 e deri me sot ne te njejten linje . Me jepni pergjigje ju komentues te mesiperm ,kam apo skam te drejte ,dhe ju them ,kur te komentoni ,me me kembe ne toke e jo si kjo Xhaxhka ,qe ka hyre ne politike vetem per te fituar personalisht dhe te shtremberoje cdo gje ,ti serviloset patishahut Rama ,vetem e vetem te mbroje kete katrahure qe eshte instaluar ,nga Ramiz Alia sot e 29 vite.Ne kete tranzicion post komunist ..Me keqeardhje per ju ,dy komentatoret e mesiperm .Derri nuk behet daje ,thote i zgjuari popull.