Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit?

Ornela

Në supergrabitjen e Rinasit, Admir Murataj mund të jetë ndihmuar nga një bashkëpunëtor i vjetër i tij. Bëhet fjalë për Klement Calën, për të cilin policia ka dyshime se mund të jetë pjesë e grupit që arriti të thyejë perimetrin e aeroportit duke grabitur rreth 6 milionw euro.

30 vjeçari nga Elbasani i shpallur në kërkim nga Interpoli, është dënuar me 25 vite burg në mungesë për grabitjet e blindave me para në Qafë Kashar dhe mendohet se gjatë periudhës së arratisë ka ruajtur kontaktet me Murataj, dhe si ky i fundit , ka bërë jetë në fshehtë.

Në faqen e Interpol ai përshkruhet si person i dhunshëm dhe i kërkuar edhe në Greqi për grup të strukturuar kriminal dhe grabitje me armë. Një tjetër emër për të cilin policia nuk përjashton përfshirjen në super grabitjen e 9 prillit është edhe Aleks Pepa,  i shpallur në kërkim për grabitjen e parë në pistën e Rinasit në vitin 2016.

Edhe 44 vjeçari po nga Elbasani kërkohet nga Interpol për grup kriminal dhe grabitje megjithëse për hetuesit mbetet e paqartë se si ky shtetas mund të jetë lidhur me grupin e Admir Murataj.

Në foto: Admir Murataj (i vrarë), Klement Çala, Aleks Pepa

 

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • “Po mbahen nen vezhgim ” !!!As shum as pak po i lajmeroni, qe te gjejn rugdalje, sepse sic pam nuk jan ca hajdut tip skifterash te thjesht e jan me plot pare neper duar ! Nuk i kuptoj kto lloj “lajmesh”

  • Si t’a kuptojme shprehjen:
    “Po mbahen nen survejim” ????!!!
    Perse nuk arrestohen ?????
    Pra edhe kesaj rradhe nje deshtim i plote…. futja pordhes….

  • Per mua, vjedhjet e eurove kane lidhje me vrasjen e ish-drejtorit te Credins Bank, Artan Santo, ne vitin 2014. Ja deshmia e qytetarit qe nuk u mor parasysh:

    “I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar më 25 gusht (2014) emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24”, ka thënë qytetari. Kush perfitoi nga kjo vrasje?!

  • Sa shume antishqiptare vertet pordhace ,qe nuk ju dhimbset ky vend , ose jane miq te grabitesve.
    Kjo eshte Shqiperia dhe shqiptaret ,te familjarizuar me vjedhjen ,Eh shkerdhatokraci !

  • Popullore:Ket mendoj edhe une se ata qe muaren e jo i vjedhen ka lidhje me vrasjen e Santos.Bile mendoj une kjo eshte pregaditur qe kur nje grup deputetesh te Ps muaren te dhenat e bisnesmenve te vendit diku ne nje vend qe me ligj nuk mund te futej njeri.Qysh ateher jan vrar disa bisnesmen.Spartak Braho ka qene drejtuesi i deputetve qe muaren te dhenat.

  • @Popullore! Nese jan te verteta cka shkruan ,ky popull jeton ne pusin e madh ku e ka hedhur politika, qe KY (populli), ka aftesin te zgjedh e te meritoj peshtymen qe ju hedh nga lart kjo klas monster ,qe sic duken bathet ,te gjat do e ket sundimin ! Prisni pra, ishalla ju shpeton AMERIKA ,qe e ka kuptuar mir paaftesin , apo me mir then”aftesin” per te pjell e ushqyer monstra, te pa zot te shpetojn Atdheun e femijt e tyre ,e qe gjejn ngushellimin rugeve te mergimit !

  • Pse grupi i policise mbasi arriti banditet , kembeu zjarr me ta dhe nuk arriti ti ndalonte nepermjet zjarrit te armeve, per pak minuta, deri sa te vinin perforcimet dhe te bllokoheshin rruget e mundeshme per largimin e tyre?!
    Nuk jam prokuror por une do te dyshoja qe banditi i vrar ka dal para policeve, qe ishin shume afer, jo me automatik por me nje ose dy thase me parat e grabitura, per te negociuar me ta.Policet,mbasi kane mar parate, e kane prer ne bese banditin, duke e ekzekutuar ate. Nderkaq banditet e tjere kane qene ne gjendje te largohen te qete sepse policet s’kane patur nge te miren me ta sepse shuma qe u ka rene ne dore ka qen e madhe dhe ka dashur kohe per tu menaxhuar si duhet. Kjo eshte arsyja qe banditet, megjithese qene ne distance te kembimit te zjarrit me policet, u zhduken sikur te ishin hije. Qofsha 100 here i gabuar, por policet i kane trajtuar grabitesit qe kur u futen ne aerodrom, i kane lene te grabitin dhe i kane ndjekur jo per ti arrestuar por per te marr nje pjese te parave. Mendoj qe ky eshte shkaku qe nuk zbulohen grupet kriminale ne menyre te vecante grabitsit e vlerave monetare; ata kapen por lihen te lire duke ndar parate me police te korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *