Pashkët konsiderohen të jenë një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë.
Për shkak të rritjes së komercializimit, kjo festë po humbet me shpejtësi rëndësinë e saj fetare në shumë pjesë të botës. Megjithatë, disa kultura vazhdojnë të festojnë Pashkët në mënyra nga më tradicionalet. Disa të tjera, thjesht duke kaluar një ditë pushimi me familjen.
SHBA
Pashkët në SHBA lidhen me lepujt dhe vezët e Pashkëve, me forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Gjithashtu panairi i Mardi Gras mbahet nëpër qytete si simbol i kësaj dite me fjalime, ekspozita dhe aktivitete. Panairi vjetor i Shtëpisë së Bardhë në Washington është ndoshta ngjarja më ë famshme gjatë këtij festivali.

Norvegji
Norvegjezët kanë një mënyrë unike për të festuar Pashkët. Ata lexojnë romanet e krimit të njohur ndryshe si “Paaskekrimmen”. Shumë familje shkojnë gjithashtu në male për një pushim të vogël.

Greqi
Ishulli grek i Korfuzit bën manisfestimin tradicional të njohur si “hedhja e poçit”. Njerzit hedhin vazo dhe enë prej balte nga dritaret e shtëpisë drejt rrugës. Besohet se me këtë veprim, ata mirëpresin pranverën duke simbolizuar kulturat që do të mblidhen në enët e reja.

Gjermani
Zjarre masive, të quajtura zjarret e Pashkëve ndizen në të gjithë Gjermaninë gjatyë festivaleve. Tradita e pemëve dhe shkurreve të dekoruara me vezët e Pashkëve është gjithashtu shumë popullore.

Vatikan
Brenda mureve të enklavës që rrethojnë Romën bëhët një nga shfaqjet më të mëdha të Pashkëve në botë. Gjatë Javës së Shenjtë, festimet përfshijnë ngjarje tradicionale si : Bekimi i Palmave dhe Mesha e Shenjtë e udhëhequr nga Papa. Mesha e së dielës në mëngjes në sheshin e madh tërheq njerëz nga e gjithë bota për ta ndjekur.

Itali
Vendasit në qytetin Enna në Sicili festojnë të “Premten e Mirë” duke mbajtur parada me maska me ngjyra.

Suedi
Në Suedi. Pashkët përgjithësisht festohen me ushqim familjar. Një traditë janë fëmijët e veshur si shtriga deri të dielën e pashkëve. Ata veshin rroba të vjetra dhe shkojnë nëpër shtëpi të kërkojnë karamele.

Haiti
Java e Pashkës në Haiti festohet me parade ngjyrash dhe muzikë tradicionale “rara”, një përzierje e besimit katolik dhe ortodoks.

Peru
Në Peru mbahen parada shumëngjyrëshe me anije të zbukuruara që mbajnë skulptura të Jezu Krishtit. Pika kulmore e paradave është nata e Krishtit të zi, mbrojtës i qytetit të Crusco-s.

Spanjë
Vendasit në qytetin Verges kanë si traditë të kërcejnë “Vallen e Vdekjes”, ku të gjithë mbajnë kostume skeletesh dhe bëjnë parada nëpër rrugë.

Australi
Alternativa australiane e lepurit të Pashkëve është Bilby i Pashkëve. Njerzit festojnë në festat madhështore dhe dallohen nga kulaçi i nxehtë me kryq si ëmbëlsirë tradicionale.

j.l./ dita
