Përdorin kufirin shqiptar, emigrimi i paligjshëm nga të huajt

J L

Kalimi i paligjshëm i kufirit në 2018 në të gjithë botën ka pësuar ulje.

Shifra totale ra me 27%, pasi në 2015 ishte 92%. Në këtë vit ishte dhe piku i migracionit. Ballkani Perëndimor dhe gjatë 2018 vijoi të ishte rruga që emigrantët e parregullt përdorën për të shkuar në vendet e Evropës Perëndimore përmes Turqisë.

Analiza e Riskut të Frontex gjithsesi e konsideron presionin migrator relativisht të lartë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Migrantët udhëtuan  përmes Serbisë dhe rrugës greko-shqiptare, përgjatë korridorit Bosnje-Hercegovinës-Kroaci-Slloveni dhe në një masë më të vogël, në kufijtë e BE-së me Hungarinë, Kroacinë dhe Rumaninë.

Por edhe për këtë vit vijon kjo tendencë. Sipas shifrave të Frontex, nga janari deri në prill të 2019, numri i emigrantëve të paligjshëm të konstatuar në kufirin shqiptar, vlerësohet te jetë 279, nga të cilat 229 kanë kaluar përmes kufirit grek. Vitin e kaluar, Frontex filloi të mbledhë të dhëna të detajuara mbi gjininë dhe moshën e migrantëve të parregullt. Pothuajse një në pesë persona ishin nën moshën 18 vjeçare.

Linjat lindore, perëndimore dhe qendrore të Mesdheut përfaqësonin pikat hyrëse kryesore për fëmijët.

Analiza e Riskut për vitin 2019 gjithashtu paraqet tregues të ndryshëm në lidhje me kufijtë e jashtëm të BE dhe migracionin në vitin 2018.

Këto përfshijnë:

–190.930 refuzime hyrjeje

–148.121 kthime efektive nga shtetet anëtare të BE-së

–13.728 kthime të koordinuara ose të organizuara

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *