Një mikro-enciklopedi për emigracionin
Nga blloku i shënimeve
Nga: AGIM JAZAJ
Përveç këtyre kontributeve, emigracioni ka përfituar dhe ka shpalosur vlera qytetërimi, ka ruajtur dhe ka pasuruar edhe aty traditat, ka ruajtur e zhvilluar gjuhën amtare, ka demonstruar qytetërim dhe lëvizje, të cilat edhe brenda vendit kanë munguar, e madje mungojnë, admirohen, sa dhe duhet të lakmohen.
E thënë me plot gojën: Emigracioni është edhe pjesa më e emancipuar e shoqërisë tonë, e ngelur jashtë portës së Evropës padrejtësisht nga politika shtetërore e pa emancipuar, e korruptuar e kriminalizuar dhe e kompromentuar. Për këtë përqasim të emigracionit nuk ndihemi keq, por nuk duhet të ndihemi aspak mirë, nga përçmimi që i bëhet nga politik-bërsit dhe keqpërdoret për fasadë fushatash nga politika shqiptare e (deri) sotme.
Në inkursionet e shumta të emigracionit dhe të ikonës së saj, si prijëse, kryesisht në Athinë, kemi ndjekur, pasqyruar, jemi dhe kemi frymëzuar në mënyrë të ndërsjelltë, akte madhore të demonstrimit publik edhe përpara rezidencave europiane; në mbrojtje të çështjes kombëtare, të popullit të Kosovës, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të emigrantëve, kundër dhunimit dhe vrasjeve nga plumbat mbi trupin e bijve shqiptarë. Ballafaqimet e shpeshta në mediumet publicistike dhe mediatike, për të mbrojtur çështjen kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, janë bërë nga emigrantë të thjeshtë, por arsyetimet e tyre kanë lënë gjurmë edhe në opinionin vendas dhe nuk kanë dhënë atë efekt në vendin tonë. Këto ballafaqime të pabarabarta, por dhe nën trysninë mbi emigrantët, e pasigurt sa dhe të “kërcënuar” nga albanofobia e kudo ndjerë, e kapërcyer kanë mundur të përballen denjësisht nga emigrant të thjeshtë, intelektual të emigracionit, shkuar diplomatëve, të cilët kanë ditur dhe arsyetuar, duke mbrojtur kauzën shqiptare. Përpara këtyre njerëzve që kalojnë në heshtje deri dhe në përçmim, ngrihemi më këmbë, duke nderuar kontributin e tyre të shumëfishtë për vendin dhe mbarë kombin dhe kanë mbetur jo vetëm në kujtesën e emigrantëve:
Bashkim Zeneli: Ish ambasadori dhe gazetari i njohur, hokatar me emigrantët, kontributor në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve.
Andi Mahila: Ish konsulli më jetëgjatë, shtatlartë dhe shikim largët, ngrinte ura mirëkuptimi dhe bashkëjetese mes kulturave dhe vendeve!
Vili Minarolli: Ish ambasadori pasues, njeriu i qet sa dhe i matur, i cili përfaqësonte dhe pasuronte vendin dhe popullin me dinjitetin e tij!
Jani Dako:ish këshilltari ekonomik dhe njeriu që posedonte dijeni, orientohej dhe orientonte.
Sadie Xheko:ish këshilltarja, që përfaqësonte denjësisht shtetin që aspirojnë qytetarët, këshillonte dhe frymëzonte emigrantët.
Tomorr Topore: Gazetari i njohur dhe emigranti më i njohur, vuri në lëvizje, organizoi dhe themeloi «celulat» e para të shoqatave të emigracionit.
Gazmend Kapllani: Ndër gazetarët dhe analistët kalibër, i pozuar në meduimet pamore dhe të shkruara, si gazeta prestigjioze greke: “Tanea”, etj.
Jovan Mëhilli: I njohur si një ndër liderët me peshë dhe vizionar i zgjedhur nga forumet e emigracionit, për urtësinë dhe tejpamësinë.
Kristo Mërtiri: Gazetari i njohur dhe njeriu i shkuar me emigrantët, drejtoi disa gazeta me fytyrën e emigrantëve, në mediat e emigracionit.
Tahir Mici: Përfaqësuesi dinjitoz që ka bërë më shumë se sa një qeveritar i zgjedhur për të drejtat e shqiptarëve, dhe të vendit në mediumet e Athinës edhe për të mbrojtur çështjen kombëtare, të Kosovës.
Lefter Marta: Përfaqësues i emigracionit dhe sindikalist i njohur, kudo ndodhej dhe kudo printe emigrantët në tubimet dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre!
Leart Vasili: Aktori shqiptar, i njohur në skenat greke, i fiksuar ndoshta për rolin dinjitoz në filmin: “Dashuria erdhi nga larg”, Shqipëria në rolin e Saimirit, vëllai së fejuarës, së Ilias, vajzës shqiptare.
Aleksandër Rrapi: Luan po në këtë film, në rolin e Agronit.
Armando Dauti: Aktori shqiptar në filmin grek, luan në rolin e Omerit.
Ilia Llambro: Aktori nga Gjirokastër në rolin e përgjegjësit, Ramizit.
Adelina Vogëli: Me këngën e madhe në festivalet antiraciste, ka ngritur lartë figurën e emigrantëve në Greqi.
Alush Metou: Një ndër emigrantët që protestonte nëpër rrugët e Athinës për të drejtat e emigrantëve, bashkë me tre brezat: djalin në krah dhe nipin e vogël, në zverk.
Liljana Nanaj: Ish zëvendës drejtoresha e bankës Amerikano-Shqiptare në Athinë tek e cila ndërthureshin; komunikimi, dashamirësia e dhembshuria me bashkëkomabasit e vet!
Remzi Gjika: Ndër promotorët dhe organizatorët në emigracion, që themeluan shoqatën e parë shqiptare, “Vllazërimi”, meritonte dhe nuk kërkonte!
Robert Goro: Ish gazetar i BBC dhe ndër themeluesit e parë të shtypit të emigracionit shqiptar, pikë orientuese për bashkëkomabasit e vet.
Sonila Laci: Gazetarja e njohur dhe drejtuesja e “Gazeta e Athinës” për problematikën emigratore, njohjen dhe publikimin e ligjeve, orientonte bashkëkombasit e vet në emigracion.
Met Metani: Emigrant i thjeshtë, ish kreu i shoqatës “Vllazërimi” i cili e përligji pagëzimin “Vllazërimi” mes emigrantëve në Athinë. Shijonte bashkëbisedimi dhe kafja me Metin, tek kafja e Shabanit!
Novruz Abileka: Mësuesi i njohur dhe mendimtari në komunitetin e emigracioni, i cili botoi dhe shpërndau për fëmijët e emigrantëve mbi 300 abetare, me koston e tij.
Mihal Jano: Kish lezet si anëtar i denjë dhe kreu i shoqatës “Lushnja” në gjithë veprimtaritë e saj të shumta, atdhetare sa dhe të larmishme.
Alberd Ruda: Gazetar i njohur në “Intervista e Emigrantit” dhe në gazetat e emigracionit në Athinë.
Ervin Shehu: Ndër liderët e “Forumit Rinor”, të emigrantëve, me vizionin e së nesërmes, i cili hynte në komunikimin dhe dinte të zgjidhte situatat.
Shpëtim Zinxhiria: Kur plumbat e policit të Athinës, i morën jetën të riut Gentian Çeliku, kërkoi shtëpinë, dhe i’u ndodh tek familja për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen.
Paulin Shestani: Fjala e ëmbël dhe qetësia e tij, lehtësonin shumë hallet e emigrantëve.
Lorenc (Dhionis) Kekaj: Ish sindikalisti i njohur, i kudondodhur ku emigrantët kishin halle, i printe ata në gjithë inkursionet që ndërmerrnin, kërkonte më shumë për të tjerët dhe për vete fitonte aspak.
Bardha Mançe: Ish pedagoge UT, emigrante në Athinë, sillte nga shtëpia e vet mbulesat e tavolinave, për të paraqitur në festivalet Antiraciste si të veçantë, përfaqësojnë kulturën e vendit të saj.
Rajmonda Qirjo: Emigrantja me pasionin e madh dhe një ndër gazetaret e njohur të shtypit të emigracionit.
Bari Zanaj: Intelektuali vizionar një “bari” i vërtetë i së vërtetës që ndriçonte dhe udhërrëfente emigracionin.
Flutura Tafillaku: Zonjë e nderuar që ngrinte problemet që shoqëronin emigracionin, e zgjedhur me unanimitet në forumet e emigracionit, mbronte të drejtat e emigrantëve edhe në parlamentin grek.
Zagoll Minga: Emigranti që tundi Ligjin e vendit, ratifikimin e “Konventës së Vjenës”, përpara trupit gjykues në gjykatën e Pireut. Patenta shqiptare e ligjshme!
Shpëtim Beqiri: udhëhiqte emigrantët, themeloi dhe përfaqësoi subjektin politik në emigracion.
Ari Stefa: Përfaqësuesi më i suksesshëm në shoqërinë e sigurimeve
“Interamerikane” me një reputacion të pazëvendësueshëm, përfaqësues i denjë i shqiptarëve.
Edi Toska: Në ballinën e emigrantëve, me flamurin e kombit të tij për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e bashëkombasve dhe të emigrantëve me djalin e vogël në sup.
Eda Gemi: Ndër përfaqësueset e emigracionit në forumet europiane, punonte, mbronte dhe përfaqësonte denjësisht shqiptarinë. Kandidate për europarlamentare e Greqisë.
Mimoza Dako: Emigrantja që botoi me dinjitet dhe sillte në faqet e gazetës së saj “Vëzhguesi” fytyrën dhe problematikat e emigrantëve shqiptar.
Kastriot Kaçupaj: Themeluesi i bashkimit të shqiptarëve në emigracion dhe një ndër krijuesit me zë në Athinë!
Fred Dyrmishi: Emigranti nga Mallakastra, kishte aftësinë dhe mundësinë të mblidhte në firmën e ndërtimit ku punonte dhe drejtonte makineri të rënda, vetëm emigrantë shqiptarë.
Vladimir Fikaj: Emigranti i thjeshtë, gjendej në gjithë tubimet e emigrantëve me Flamurin kuq e Zi trup-mbuluar!
Artur Bibe: Gazetari që transmetonte jetën e emigrantëve, ndodhej ku ishin ata me shqetësimet dhe gëzimet, ndihej njëlloj me bashkëvuajtësit- bashkëkombësit e vet.
Fehmi Oshafi: Regjisori me emër dhe elitë e emigracionit, patrioti i shpallur, kur vajti përballë serbit, i tha drejtuesit Makis Trënfailopus: “ela, e la”- eja: “Shekspiri ka thënë: “Ena që është bosh bën shumë zhurmë”! Drejtuesi i’u hodh dhe e përqafoi.
Kastriot Lekdushi: Organizatori dhe krijuesi i apasionuar i polifonisë labe, në gjithë veprimtaritë artistike dhe festive të emigracionit, i respektuar nga artdashësit.
Rudi Mezini: Ndër krerët e njohur të emigracionit; organizonte, drejtonte dhe mbronte të drejtat e emigracionit dhe të bashkëkombësve të Kosovës.
Seferina Serani: Gazetarja në televizionin 902, aktiviste e kudondodhur e aksioneve për të drejtave dhe liritë e bashkëkombësve të saj.
Dhimitra Malo: Veprimtare e shquar, intelektuale e njohur në aktivitetet emigratore.
Aleks Bifsha: Intelektuali, veprimtari, përkthyesi dhe avokati i të drejtave të emigracionit shqiptar në Athinë, njeriu i së nesërmes.
Stefan Miho: I moshuar dhe krijuesi i ri, botoi dhe shpërndan librin e tij dhe të krijuesve të tjerë në emigracionin e Greqisë!
Hasan Aliaj: Pasioni i krijuesit e ndoqi atë edhe në emigracion Itali, i cili botoi gazetën me titullin e shumëkuptimtë “RRËNJËT”
Arqile Dumo: Emigranti nga Vlora, shofer i trupës diplomatike të akredituara në Athinë, ish ambasadores egjiptiane, Makda Shahin, etj.
Kujtim Vani: Telekronisti TV, përcillte për shikuesit vendas dhe emigrantët veprimtaritë e emigracionit në Greqi.
Luan Zifla: Një ndër ndriçuesit e emigracionit, dhe në rrugën krijuese, i pozuar me dinjitet dhe me vëllimin poetik: “Pragu i Mallit”.
Altin Meta: Ndër gazetarët e shtypit shqiptar në Athinë pasqyronte me shpejtësi dhe saktësi gjithçka qw lidhej me emigracionin!
Shkëlqim Azizi: Miku i studiuesit arvanitas Niko Stylo, emigranti që investon fond, mund e shpirt për të evidencuar e publikuar vlerat e kombit, gjuhën shqipe.
Neki Kodra e Kosta Baka: Dy në një miq të vjetër, e ruajnë të re, bashkë-udhëtar dhe në emigracion, frymëzojnë dhe ndihmojnë emigrantët në Athinë.
Marko Caka: Emigranti dhe gazetari i njohur, i kudondodhur në komunitetin e emigracionit në Greqi.
Odise Goro: Poeti i njohur edhe në emigracion, ish kreu i parë i bashkisë së Himarës të cilin banorët himarjotë e mbajnë si prijësin model!
Vasil Logo: Ndër themeluesit e shoqatës së parë “Vllazërimi”, dhe aktivist i shquar i emigracionit.
Mihal Dusha: Ndër promotorët dhe organizatorët për veprimin e emigrantëve si bashkësi legale…
Edhe kjo plejadë njerëzish me mbi vlera, jashtë vendit, kanë bërë për vete dhe për vendin e tyre, kanë prezantuar dhe përfaqësuar jo më veten, por edhe vendin, por pa të drejtën e votës dhe pa të drejtën e zgjedhjes në vendin e tyre…

Pershendetie; bashkeatdhetareve emigrante ne Greqi,veprimtare pararoje.
“Trimi i mire me shoke prane”;ishin dhe jane keta veprimtare ne Athine sa ne mbare Greqine, pararoje e Emigranteve tane ne keto vite te dhimbeshme te pas 90tes. Ndiese ; atyre qe si kemi, midis nesh sa falenderime ata te pa permendurit se jane shume…. Ju faleminderit sa permendni i nderuar Agim Jazaj,qe do ju sygjeroja per me teper ne percaktimin e aktiviteteve te tyre sa dhe shume te tjere te pa cituar,krah emigranteve, me solidaritet mbarekombetar qe nuk kane munguar .Pershendetie shoqatave te krijuara nga emigrantet e kudo ndodhur ne bote, me atdhetarizmin primare. Si ne prag te zhjedhieve te pushtetit lokal ne shqiperi,do te nenvizoja se duhet ngritur ZERI i emigranteve per ta thene fjalen e tyre,kudo qofshin.Na u be goja lesh ne vite dhe “kopetentet”nuk na perfillin. Pa voten e emigranteve, nuk ka votime te ligjeshme.Oraganet kopetente duhet te ndalojne. E ritheksojme; kemi vite qe kerkojme kete te drejte mese kushtetuese.
I pergezojme vellezeri tane aktiviste emigrante ne Athine e mbare Greqine sa te kudogjindurit me atdheun ne plan te pare jetuar,sa, bashkeemigrantet ne Toronto te Kanadase,une mes tyre, ardhur ne vizite ne atdhe,shpreh mendimin e gjithe emigranteve ne te, si antar i “Pasuesve Veterane”atje,ata amanet dhene…
Si ne 75 vjetorin e Clirimit te Atdheu,do te doja nga gjithe forcat politike dhe shoqerore ne atdhe nje solidaritet atdhetar. Mjaft me GERR-MERRE politike.
Me atdhetarizem te nje 83 vjecari
“Pasuesi veterani”
Dhimiter M Xhoga.
Disa prej ketyre i njohe shume mire.aktivista te shquar dhe seksera dokumentesh patentash dhe certefikatash me ne krye nje gjoja gazetar nga Tirana qe e futen dhe ca kohe ne burg.
Kjo plejade e ekspozuar eshte merite e autorit te Njohur te Agim Jazaj, e cila permbledh kontributet e Emigracionit ne nje Hark kohor te caktuar dhe te permbledhur nga autori, por kjo plejade me kontribute te emigracionit eshte edhe me e gjere, e cila duhet te ruhet, te vijohet dhe te pasurohet me kontrbutet e Emigranteve dhe te elitave te tij. Emigrant Guri