Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, dhe të gjithë nisën kërkimet për t’i identifikuar.
Brooke Windsor, turistja 23-vjeçare që bëri fotografinë, tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Twitter duke e falenderuar për foton e bukur.
Burri i tha që “të gjente një vend të veçantë për të”, ndërkohë i kërkoi Brooke ta mbante anonim.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, fotografja shkruajti:
“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: “Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të. Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”.
Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku kërkonte babain me vajzën u shpwrnda 105 mijë herë nga njerëz në të gjithë botën.

j.l./ dita
