Afrikë e Jugut: Shembet muri i kishës gjatë shërbesës së Pashkës, 13 viktima

Elena Tase

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një muri kishe në Afrikën e Jugut. Muri u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkës. Nga ana tjetër, shërbimet e emergjencës thanë se të paktën 29 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra.

Ndërsa, një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur si shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin. Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkës.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *