E keni ndjerë ndonjëherë se fjala “dashuri” nuk mjafton të manifestohet vetëm në një mënyrë?
Edhe pse një emocion që ka ngjallur mjaft diskutime, disa teori lidhen me kuptueshmërinë e saj.
Në 1980 psikologu amerikan Robert Stenberg zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte 3 pika (Intimitetin, pasionin dhe angazhimin).
Sipas tij këto ishin pjeset kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë.
7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:
1- Dashuria pasionante: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin.
Sipas psikologut kjo lloj dashurie ka shumë pak mundësi që të kthehet në diçka serioze me kalimin e kohës.
2-Pëlqimi: Në këtë lloj dashurie njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jene gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqeri.
3-Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie, zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.
4-Dashuri e zakonshme: Është e njohur nga shumica. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe ne krijimin e një familjeje.
5-Dashuria romantike: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.
6-Dashuria që të shoqëron gjithë jetën: Kjo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet ne perfeksion.
7-Dashuri e përkryer: Kjo ka 3 llojet e cilësive kryesore që përmënden në fillim, pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja bashkë.

j.l./ dita

8. F*ck one love,
-> ONE NATION <3