Ish-Kreu i KQZ: Si mund të futet Hajdari në zgjedhje të sfidojë PD

Bora Basholli

Deputetja Rudina Hajdari lëshoi një ditë më parë sinjalin se po përgatiten si grup deputetësh të rinj, të cilët kanë hyrë nga listat e PD-së, të krijojnë një subjekt të ri politik.

Deputetja Hajdari, e cila dje u zgjodh kryetare e grupit të pavarur parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend, la të kuptohet se po shkohet drejt një alternative të re politike, por duke mbajtur mandatin e deputetit të PD-së.

“Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet.

Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe duhet të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën.

Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”,- tha ajo.

Ky vendim duket se ka gjetur mbështetjen edhe të gardës së vjetër në PD, sikurse ishte reagimi i Astrit Patozit por edhe faktorit ndërkombëtar si Amb. BE-së, Soreca.

Por në një kohë që forcohen zërat për krijimin e një force të re politike, data që përcakton Kodi Zgjedhor për regjistrimin e  subjekteve politike është shumë afër, data 21.

Tirananews.al ka biseduar me ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe një nga ekspertët më të mirë në vend për çështjet zgjedhore Kristaq Kume. Ai nënvizon se nëse deputetët aktualë (sikurse është Rudina Hajdari) krijojnë një parti dhe duan të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, nuk kanë nevojë për të mbledhur firma.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që regjistrimi të bëhet në një datë tjetër dhe jo në 21 prill për shkak të afatit në limit, eksperti Kume thekson se një shans tjetër është edhe në maj që përkon me regjistrimin e kandidatëve. Për këtë , ai sjell në vëmendje precedentin në zgjedhjet e shkuara kur situata ishte e njëjtë.

 Intervista e plotë

“Në rast se një parti ka në përbërjen e saj, në anëtarësinë e saj deputetë, (që në vlerësimin tim një deputet i cili  e ka marrë mandatin kur ka qenë kandidat i një partie tjetër por që më vonë ka ndryshuar parti dhe partia e re ku ai ka vajtur do të futet në zgjedhjet vendore), nuk e ka të domosdoshme, pra mund të regjistrohet direkt. E plotëson kushtin pa marrë mbështetjen e 3 mijë shtetasve me të drejtë vote.

Dhe ky arsyetim mund të mbështetet edhe në frymën e nenit përkatës në të cilën thuhet që në qoftë se  janë disa parti pjesëmarrëse në një koalicion, mjafton që njëra prej tyre të ketë deputetë, ose të ketë të zgjedhur në njësinë vendore përkatëse, dhe ata mund të  garojnë dhe të çojnë lista kandidatësh, regjistrohen si të tillë, pra parti që regjistrohen si të tilla.

Kështu që po qe se deputetët e sotëm  formojnë një parti të re brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor, që i bie brenda 70 ditëve, data 21 e këtij muaji, e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si afat limit për t’u regjistruar nga partitë politike arrin ta kapin këtë kohë , ata mund të regjistrohen.

Në qoftë se nuk e kapin këtë kohë, mundet, të përdoret pastaj precedenti i vitit 2017 që regjistrimi i partive të bëhet në momentin kur do regjistrohen kandidatët. Sepse ka një dead-line tjetër, që i bie në maj.

Deputeti pasi merr mandatin nuk është i lidhur me subjektin në mënyrë të pazgjidhshme, mund të lëvizë. Në këtë kuptim krijon një parti më vete dhe kjo parti që kam krijuar unë, anëtar i së cilës jam, unë jam dhe deputet. Pra kjo parti ka të drejtë që të përfitojë regjistrin pa qenë nevoja e mbështetjes me firma.

Që të regjistrohen këtyre u duhet që të që të përfundojë regjistrimin e partisë  që kërkon domosdoshmërish një vendim gjyqësor, vendimin e gjyqit.

Dhe në qoftë se pastaj duhet që të garojnë në zgjedhje, duhet ta bëjnë para datës 21 që është afati maksimal i parashikuar për regjistrimin e partive politike.

Por edhe në qoftë se nuk arrihet një gjë e tillë, mundet që referuar edhe precedentit të mëparshëm të zgjedhjeve të kaluara, regjistrimi i partive të bëhet në të njëjtën kohë kur regjistrohen kandidatët.

Komisioni qendror i Zgjedhjeve mund të përdorë precedentin.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Kjo do ishte Ndryshimi i shumpritur
    ne politiken shqiptare dhe hapja e nji rruge

    drejt nji Demokracie te vertete ,ate demokraci qe kan enderuar gjithe shqiptaret ,
    ate Demokraci qe thirren Dhjetoristet ,
    endra Demokratike edhe e shume viktimave qe

    pseudoDemokracia e instaluar nga bandat antishqiptare
    i vrane dikur sepse kundershtuan tradhetine !!!

    Sot ndoshta jo se do ta meritonte plotesishte si politikane por sepse e kerkon Nderi i Shqiperise

    te gjith duhet te dalin ne sheshe e therrasin

    un jam Rudin un jam Demokracia e perfaqsusja qe ne duam .
    Uroj qe populli shqiptare ta shfyretezoj Shancin me te bukur per nji Demokraci te vertete ,

    duke len endrat sot ,te behen Realitet
    dhe atij Ndryshimi te Madh qe do shkruheet ne Historin e Rilindjes Shqiptare .

  • Problemi qëndron te sponzorēt financiarë Berisha dekada ka kriju bosa që i lidhin interesat financiare të forta sidomos ato që i vijnë nga krimi i organizuar nëse grupi i ri demokrat gjenë sponzorë të fortë do të ketë edhe suksese

    • Vatra ,

      njihet tashme se si funxionojn Sponzoret /Lobyste-t e partive politike ne Bote .
      Nji Parti qe nie Dakord me kushtet e Sponzoeve te financoj kte Parti dhe me ardhjen ne pushtet ,
      te ket ne dore te saj Sovranitetin e vendit ,pra cdo pasuri kombetare e gjithcka ,
      nderkohe qe Pushteti do jet thjkeshte nji FAKE

      si beri salih berisha & ilir meta gjate gjithe karieres se tyre Politike ,
      shiten gjithcka Shqiptare thjeshte per te ardhur ne Pushtet – nuk mundet te ndodhi me .
      Raportet -kunjukturat Politike ne Bote ndryshuan ,

      fakti qe bandat pd e lsi rane ne Kurthin e Te Forteve
      dhe u zbythen vet nga Politika

      do te thote shume se ata ,pra ndat krimianle pd lsi

      jane pergjithmon jashte cdo vemendje te Botes se Lobyt Mafioze .

      Pikrishte kjo favorizon sot Rudinen e cila # nga bandat qe lehin te deshperuar rrugeve

      eshte Juridikishte perfaqsuesja e drejtperdrejte e PD-se natyrishte te Re si propozojn edhe komentuesit e tjere

      qe eshte nji Propozim interesant .
      Pra bandat pd lsi ,

      nuk njihen me Juridikishte por thjeshte si LEHES ME PAGESE RRUGESH

      dhe i vetmi Sponzor i zhurmes se tyre ne Shqiperi

      eeshte media me shkerdhate me antishqiptare e Kazanit Shqiptare ,
      qe i duhet shkerdhyer c’i permban pragu i dihet vene zjarri ,
      sepse jane bashkepuntoret me te ngushte te bandave kriminele pd lsi dhe qe i japin ala oxigjen Rropsive antishqiptare qe degjenruar kte vend ne cdo drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *