“Poli i Drejtësisë”, institucionet e reja, në një zonë të vetme

Nela

Qeveria shqiptare i është rikthyer një projekti të dikurshëm për të grupuar institucionet e drejtësisë në një zonë të vetme.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që përcakton fillimin e procedurave për programin e integruar të zhvillimit “Poli i Drejtësisë”, nëpërmjet të cilit synohet zhvillimi i një zone urbane në funksion të krijimit të një blloku të integruar infrastrukture për akomodimin e institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe të institucione të tjera të interesuara.

Blloku pritet të jetë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Programi i integruar i zhvillimit “Poli i Drejtësisë” do të zhvillohet në pronën me nr. 1/644, të ndodhur në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, duke përfshirë edhe çdo pronë shtetërore kufitare ose që ndodhet pranë kësaj pasurie, përfshirë pronën me nr. 1/645, pasuri e llojit truall, dhe godinën e ngritur në këtë pronë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Godina e ndërtuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, është pjesë integrale e zhvillimit të programit, me qëllim sigurimin e ambienteve /zyrave të punës dhe të përfaqësimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës” përcaktohet në  vendimin e Këshillit të Ministrave.

Programi i integruar i zhvillimit “Poli i Drejtësisë” do të shtrihet në 2 faza, gjatë periudhës kohore 2019−2022.

Faza e parë e programit do të shtrihet në periudhën kohore 2019-2020. Për zbatimin e fazës së parë të programit, me urdhër të Kryeministrit do të krijohet grupi ndërinstitucional i punës, i kryesuar nga përfaqësuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me anëtarë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontraktimi kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *