Kandidat për Kushtetuesen, gjyqtari Bekteshi drejt konfirmimit

Ornela

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Rexhep Bekteshi, u përball këtë të enjte pa problem me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që kishte kryer në një hetim të trefishtë për të.

Bekteshi, njëherësh edhe kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, rezultoi pa probleme në aftësitë profesionale, pastërtinë e figurës dhe pasurinë.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 70.66 metra katrorë në qytetin e Durrësit, të privatizuar në vitin 1993 për shumën e 12,960 lekëve. Si burim të kësaj shume ka deklaruar pagat e tij dhe të bashkëshortes, që sipas hetimit kanë rezultuar të jenë të sakta.

Lidhur me një shtesë në këtë apartament, me vlerë 450 mijë lekë, që gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurat nga pagat e tij e të bashkëshortes, Komisioni ka konstatuar se ai ka pasur burime të ligjshme për krijimin e saj.

Më tej janë verifikuar edhe një llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në shumën e 675 mijë lekëve dhe një depozitë bankare njëvjeçare në shumën e 505 mijë lekëve, që kanë rezultuar pa probleme.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po ! I sakt relike e ndeshmerise dhe profesionalizmit moralitetit te nje brezi ndryshe nga ky i degjenweruari te viteve 1990 ! says:

    1 ne 100 mund te gjesh njerez ne sistemin e drejtsise qe profesionalizmi moraliteti dhe pasuria jane ne harmoni me njera tjetren ne Skiperi 🙂 ! !

  • Rexhepi eshte njeri i ndershem dhe keshtu ka qene gjithmone!E them kete pasi e kam njohur nga afer.Ai qe deshiron ta shaje t’i thote qe “ke punuar me regjimin e shokut Enver!”… 🙂
    Dhe ai sigurisht qe do pohoje : “Po.Punova me ndershmeri atehere dhe po keshtu vazhdoj te punoj!”
    Te uroj suksese,i dashur Rexhep!

  • Ka, ka gjyqtarë dhe prokurorë të nderdhëm, ashtu si dhe në çdo sektor të administratës shtetlrore, por nuk i kanë lënë çakallët që të evidentohen, promovohen dhe sipas meritës të bënin dhe karierë. Ndoshta ka ardhur dita që njerëzit e aftë, punëtorë e të ndershëm të vlerësohen në këtë vendin tonë halleshumë.

    • Po ! I sakt relike e ndeshmerise dhe profesionalizmit moralitetit te nje brezi ndryshe nga ky i degjenweruari te viteve 1990 ! says:

      Pas 1990 formimi psiqik ne lidhje me ndeshmerine dhe moralitetin, eshte i deformuar fatkeqsisht !
      Mund te shpresohet pritet se mbas Reformimit te Drejtsise simbas projektit amerikan dhe europian se psiqika e admistrates publike organeve te pavarura te drejtesise per njerzit qe punojne atje me kalimin e kohes do te marrin psiqiken normale qe nje nje punonjes ne administrat te shtetit dhe sidomos ne organet e larta te Drejtesise dhe ato te ulta te mos kete shansin 100% te korruptuar duke e qujtur postin detyren “Toka e xanunun ” sa te jete Partia ne kemb !

      Frika i ruan vreshtat -thote populli ! Dhe kjo ne keto 30 vjet eshte eleminuar

      Nga shteti ligji dhe gjyqtaret dhe prokuroret nuk kishin frike sepse i kishin shpatullat e ngrohta nga Partia !

      Kjo lidhje e gabuar ishte kthyer ne ligj

      Partia te vinte ne pune Partia te hiqte nga puna po ti donte trapi i kryetarit te PARTISE !

      Brezi i vjeter me hir ose pa hir ishte i ndergjegjsuar me moralin e punes ose profesionalizmin jo se ishte i mire vte veteiu por se ishte rrenjosur frika se shkeljet ligjore, lidhja me krimin konsideroheshin mekate te emdha dhe perfundoje ne Burg !

      Ndregjegja e administratoreve ne pune ne nivele qendror ose vendor formohet nga vendosja e ligjit pa dallim bindje ideje feje apo origjine !

      Frika ruan vreshtat !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *