Vjedhja e energjisë. 1000 kontrolle në Shkodër, procedohen 67 abonentë

Ornela

Në kuadër të planveprimit për garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimin e nivelit të humbjeve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vazhdon verifikimet në zonat e konsideruara më problematike.

Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar rreth 1000 procedura verifikimi në qytetin e Shkodrës nga Departamentit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve (njësi e specializuar Task Forcë).

Gjatë dy javëve janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne moralin e qeverise se ramavicit me shoke e “shoqezoterinj”,eshte, te ktheje ne buxhetin e shtetit mbi 600 miljon dollare te grabitur me ze,figure e deshmi te gjalla nga vete qeveria ne dite e vite me skenaret kriminalo-korruptiv te peshtire te rradhes.Pastaj keto sojseze e cvates te pasurise kombetare ti kerkojne llogari shqiptareve qe duan apo nuk duan ramavicerit shqiptaret mbeten bashkepronare te hidrocentraleve,termocentraleve, rrjetit shperdares dhe nenstacioneve elektrike.C’do abuzim me pushtetet ne dem te popullit do t’ju faturohet si bashkepunim me krimin.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite tuaja korruptive e kriminale qe vazhdojne te rendojne mbi popullin dhe rrefehuni sa nuk eshte vone,qe Sovrani, SHBA e BE dhe Ligji e Zoti t’u meshirojne. Pompoziteti per ndershmeri i nje prostitute qeverisese ne dem te taksapaguesve e bashkepronareve te pasurise kombetare,do te jete nje grusht i rende ndaj vetes, familjes dhe shokeve qe i shoqerojne ne kete veper sa korruptive qe dhe superkriminale ne dite e vite te binjakezuar me krimin. Nuk do te kete leke te piset e riciklim te pushtetit brenda djallit ps-pd-lsi e nje mut e gjysem pas, qe do te mund t’u shpetoje nga ndeshkimi. Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza, si dhe mijra femije te mbetur jetim, pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrare ne dite e vite deri me sot qe kerkojne Drejetesi dhe jo terrorr nda popullit, e lojra fjalesh brend jashteqitjes se politikes shqiptare. Prisni,se nuk keni pare gje akoma,kure e djashmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja nga bange e Drejtesise ne burgun e Recit ne nje fund te turpshem e pa kthim.

  • Problemi per vjedhje te energjise elektrike nuk Jane familjet por bisneset qe Kane nje harxhim shume e shume here me te madh se nje familje.Po pse OSHEA u BIE pas familjeve ,paesi me familjet do mbulojne shpenzimet e harxhimet e bisnesit pasi ai paguan dhe mire.Nje hotel paguante 1 milioni lek drita ne muaj ,te gjithe thonin shume,por kur u nderrua personali i OSHEA atij i kapen nje linje tjeter qe nuk kalonte ne matesin e energjise.Hoteli duhet te paguante 5milion ne muaj,beni vete diferencen dhe fitimin.Osé tjetra ka hotele qe paguajne 60000lek te vjetra ne muaj,qe AQ ai duhet ti paguaj vetem per vraseset e mizave e mushkonjave,pale per condicionatoret qe rrinr dite,nate ndezur.Prandaj OSHEA duhet te kontrrolloje me shume bisneset e me pak familjaret dhe jo e kunderta.

  • Po parate qe vodhi OSHEA nga grumbullimet me force te pagesave te papaguara? Shkuan te gjitha ne xhep te drejtorit.
    Po miliarda qe hedh ne ere qeveria per rruget, koncesionet PPPte.

  • Nuk qenka vetem Fieri ,tashti edhe Shkodra ku shperdorohet me energjine elektrike :Ky eshte perfundimi i punes me aksione i OSHE qe e ka shndruar kete sektor jetik ne prone per tu pasuruar joetem kreret e OSHE , por edhe punonjesit e saj,qe bejne pazare me abonentet ne dem te arkes se shtetit !Sa te jete Cela ne krye te keetij Institucioni kjo histori do te vazhdoje! v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *