Të dielën do ishte afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit, por meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
- Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
- Partia Socialdemokrate Shqiptare – Skender Gjinushi
- Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
- Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Muslia
- Partia Aleanca Demokristiane – Zef Bushati
- Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
- Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
- Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
- Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
- Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
- Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
- Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
- Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
- Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostolo
- P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve – Ymer Kurti
- Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari
ALEATË TË BASHËS
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar -Ylber Valteri
- Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
- Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
- Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi
JASHTË KOALICIONEVE
- Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve – Kadri Isufaj
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE
- Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
- Lista e Barabartë – Ben Blushi
- Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
ALEATË TË RAMËS
- Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
- Partia Socialpuntore Shqiptare – Ramadan Ndreka
- Partia e Reformave Demokratike – Krenar Rryçi
- Pajtimi Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET
- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduart Abazi

25 Parti Plus 8 !!!
25 Parti Plus 8 !!! Hani e pini sa te doni sa te rreoje Lala Gjoni !
Jane thjeshte FAKE PARTI
manipulatore e vjedhes te Buxhetit te Shtetit .
Nji vend kaq i vogel si Shqiperia pothuaj 3Miljon banore
ka me shume par Parti se Gjermania marre kjo per fryme pra popullsi e cila eshte ca 85 Miljon banore !!!
pra FAKE PARTI
qe thithin ne Heshtje nji pjes jo te vogel te Buxhetit te Shtetit ,
e nji Oligarkie te Heshtur – ajo Shushunje e jetes se Popullit Shqiptare
qe rri nen uje e nuk del asnjiher ne Siperfaqe
dhe per cudi Shtetin nuk e shqeteson aspak !
Makina lluxoze Vila ,Mafiopzet Trafikantet kriminelet
—
makina lluxoze e pse ji edhe Vila edhe kto pseudoParti
ne Hije te Shtetit Rrumpall qe 30-vjet koshient
vjedh vetveheten si pasoje mjerim .
Pra a nuk eshte kjo nji forme e moderuar Mafioze e vet Shtetit Shqiptare
e ksaj Oligarkie pa Ze ,qe vazhdon te shkaterroje ekonomine e Shqiperise ?
– nqs do benim thjeshte nji Pyetje si qytetare ;
“Cfar i kane dhene kto Parti popullit shqiptare ,politikes se zhvillimit te vendit ,
kush ka qen Kontributi qe kto Parti ne Hije te Ligjeve te formuluara mesaduket thjeshte vetem per kte Oligarki
mafiozesh Politike ,
i ka dhene ktij populli e Shtetit Shqiptare ?
un mendoj se asgje pozitive pervecse e kan rjepur
kte Shtet ne marreveshje te plote me Shtetin e askujt
Shtetin Rrumpalle ,
qe punon vetem per rritjen e mireqenjes se Oligarkise
ne ate vend .
Dhe pastaj ankohen shqiptaret perse nuk funxionon asgje ne Shqiperi
s’ka Prokurori e Gjykata ,s’ka Drejtesi lulezon maskaralliku e krimie kudo rrugeve e institucioneve
qe nga ai me i larti
i Presidentit !!!
Ja pra , Oligarikia ne Shqiperi ka Shtetin e saj qe i financon i mbron me Ligje
duke perdorur ate popull si Skllav e tallet ne fushata .
E TMERRESHME E PAPARE E PAPRANUSHME
cfar RREGJIMI KRIMINAL 30-VJET MASHTRIME
E ASNJI REAXION ASNJI NDRYSHIM
Ja pra mafia shteterore
gjithe institucionet jane konjuktura te Mafies Shteterore
Edhe 5 parti jane shume e per lume.
Tri parti mjaftojne per tu kenaq populli me orientimin:Qender,Majtas dhe Djathtas.
Asht per tu gezue qe nuk jemi ne numer popullsie ne rrang me numrin e popullsis Kines se do kishim mbi 2 – 3 milion parti.
MH,
Perfekt 3 -Parti
shume e llogjikeshme jam me ty ,
por kush te degjon or vlla . maskarenjt ne krye te institucioneve Shqiptare
ja kjo eshte MASKARADA SHQIPTARE
qe mashtruan ate popull me emnrin DEMOKRACI !!!!!!!
Krijimi e nji Oligarkie te mbrojtur me Ligj !
ja kjo eshte MASKARADA SHQIPTARE
qe mashtruan ate popull me emnrin DEMOKRACI !!!!!!!
Krijimi e nji Oligarkie te mbrojtur me Ligj !
me e bo Shqiperine Lesh e Li
Cudira shqiptare, 97 parti kane vetem kryetarin pa asnje anetar
Po kryetari i KQZ, pse nuk ka ndjekur pas Mehdihoxhen qe e ka komandat partie duke dhene edhe ky doreheqjen ?, apo mehdihoxha ta detyronte te dorehiqej ?
Vetem partite parlamentare duhen financuar nga arka e shtetit. Te tjerat me burime vetjake. Ndryshe çdo shqiptar do te krijoje nje parti.