Po e nis ‘Zululand’-in duke rënë dakord me një vëzhgim të bërë nga dy instanca publike, që ‘Dita’ nuk i ka shumë për zemër; njërën sosh ngaqë e ka rivale, e tjetrin ngaqë e ka shpallur si kundërshtar politik, dmth të përditshmen ‘Mapo’ e ish kryeministrin e vendit, të cilët kanë denoncuar në mënyrën e tyre fjalën kilometrike të kryeministrit Rama në ditën e marrjes së detyrës përpara diplomatëve të huaj; Mapo nëpërmjet një karikature të Bujar Kapexhiut e Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin e Zuckerbergut.
E mora fjalën e Ramës nga një prej siteve online, me një copy/paste, për ta hedhur në Microsoftword dhe më dolën dhjetë faqe me shkrim dhjetësh. E lexova të tërën. Nuk para gjeta gjëra, me të cilat nuk jam në një mendje, e ndoshta këtë gjë mund ta thonë shumë vetë, por ky fakt nuk ka shumë rëndësi. E bëri Rama të parëndësishëm, duke i përcjellë mesazhet e veta nëpërmjet një litanie të stërzgjatur e të mërzitshme. Rrallë më kish rënë rasti të lexoja fjalime me kaq shumë ujë, dhe këto herë të rralla i përkasin atij që tani i denoncon gjëra të tilla duke nxjerrë kryet nga “pusia” që ka ngritur në facebook. Ata që e kanë dëgjuar live fjalën e Ramës, diplomatët mbi të gjitha, kanë qenë për të qarë hallin në ato momente.
E bukura është se fjalimi i Ramës ish përgatitur nga vetë Rama. Gjetjet e trajtës “tough love”, frazat falenderuese apo mirënjohëse në adresë të paraardhësit të vet pa ia përmendur emrin, metafora e shiritit të filmarkivit të kryeministrisë, pagëzimi i ambasadorëve si “kalimtarë të vëmendshëm që kanë lënë gjurmën e tyre në jetën e trazuar të këtij vendi”, etj, etj, janë të gjitha të stilit të tij.
Duket se është ende i ngeshëm. Duket nga ana tjetër se e ka kapur një qejf i madh për të çaprashitur. Inshallah nuk i zgjat!

Me shume pune se llafe thote populli, edhe llafet duhen po jemi te lodhur nga llafet pa fund………Pune dhe vetem Pune qe te shohe dhe populli nje dite te bardhe.
Z. M. Nano pershendetje; me duket se k/m si Nano-Berisha nuk do te kete me ne kete vend.
-Kam ne mendjen time profilin se si duhet te jete k/m im , jo nga fizionomia por nga :
Serioziteti , kembengulja, largepamesia intolerant me shkelsit e ligjit pervetesuesit, servilet injorantet…e shume cilesira e veprime te tjera . k/m aktual nuk eshte ai qe me duhet .
-K/m im nuk duhet te dal shpeshe ne tv, (mundesishte sa me pak), duhet te flas sa me pake, duhet te leviz sa me pake brenda e jashte vendit
-K/m duhet te veje ne pune qeveritaret e tere strukturat ne tere territorin; te kontrolloi e verifikoi punen e tyre,
– K/m nuk duhet te prese te zbulojne e ndeshkojne shkelje e abuzime , pushtetet e tjera, por ta beje vete kete gje. e tj. e tj….
Ne lexuesit e duam me te rrjedhshem artikullin. me te argumentuar, me neto , ironia ndonjehere nuk bene pune…pastaj ne na ka mesuar pak si “keq” MERUA.