Kujdes! Ky frut nuk duhet konsumuar, nëse jeni me ilaçe

Elena Tase

Portokalli i kuq është një frut që përmban vitaminën A, C dhe potasium, por nëse jeni duke marrë medikamente, konsumimi i tij është një zgjedhje e gabuar.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Medikamenteve në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit të kuq rrit potencialin e disa medikamenteve në trup. Ai bllokon një enzimë të domosdoshme dhe të nevojshme për shpërbërjen e përbërësve të medikamenteve. Në këtë rast keni më shumë efekte anësore sesa benefite.

Medikamentet që përdoren për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, presionin e gjakut, alergjitë, ankthin dhe aritminë janë më të rrezikshmet dhe mund të shkaktojnë reaksione të forta në rast se shoqërohen me lëng portokalli të kuq.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *