Në shtëpinë e Manchester City po përgatitet një revolucion i vërtetë.
Eleminimi nga Champions i skuadrës së Guardiola pritet të sjellë ndryshime në skuadër.
Sipas El Chiringuito janë tetë lojtarë të Citizens që kanë kërkuar nga klubi që të largohen.
Guardiola “rrezikon të mbetet pa lojtarë vitin e ardhshëm” bëjnë të ditur në Spanjë, por kush janë lojtarët që duan ti japin lamtumirën Manchester?
I pari që pritet të largohet është mesfushori turko-gjerman Ilkay Gundogan, i cili ka refuzuar rinovimin pasi nuk gëzon raporte fort të mira me teknikun spanjoll.
Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Danila, janë 3 emra të tjerë, të cilët duket se kanë kërkuar largimin në fund të sezonit pasi edhe këta janë lënë jashtë formacionit nga trajneri i anglezëve.
Ende ka dyshime mbi katër të tjerët që pretendeohet se kërkojnë ikjen, por në shtëpinë e Citizens, sipas El Chiringuito, po përgatitet revolucioni.
j.l./ dita
