Prokuroria “harron” koncesionarin, asnjë urdhërarresti për përgjegjësit në Rinas

Ornela

Kur ka kaluar me shume se një javë nga supergrabitja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar ende asnjë urdhër ndalimi, apo arresti për përgjegjësit e sigurisë në aeroport.

Ndonëse hetimet janë përqendruar edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duket se hetuesit janë përqendruar vetëm për të zbuluar autorët e grabitjes, e jo tek siguria në aeroportin të vetëm ndërkombëtar, ku grabitja e 9 Prillit ishte e dyta që ndodhte brenda ne pistën e avionëve.

Edhe pse tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionari, komisariati i Rinasit apo edhe nga kompania e sigurisë ICTS, asnjë drejtues i tyre nuk është marrë në pyetje në prokurori.

Organi i akuzës ka të administruara deri më tani, vetëm deklarimet paraprake të kryera ne polici.

Thirrje për t’u marrë në pyetje u është dërguar edhe familjarëve të Admir Murataj, të cilët shprehen se do të paraqiten në një moment të dytë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po të ishte akoma Llalla i Saliut krieprokuror shokët do të ishin sulur në aksion me goditje të përqendruar. Tani që është shoqja Arta Marku e zgjedhur nga partia mëmë heshtin. Po pse more shokë qy qenka shteti që deshët!!!

  • Shume po i bini me qafe prokurorise.
    Lereni te bejne ndonje leke me keta kontrabandistet qe fshehin ndonje gram droge ne xhepa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *