Kolapsi në sistemin gjyqësor, KLGJ jep “borxh” gjykatësit

Bora Basholli

Tashmë është mjaftë e dukshme që drejtësia në vend është në kolaps. Pas gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, janë gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Apelet, të cilat po funksionojnë me shumë vështirësi.

Shkarkimet e gjykatësve nga institucionet e Vettingut, apo tërheqja e tyre për shkak të konfliktit të interesit, kanë bërë që një numër i madh dosjesh të mbeten pa u shqyrtuar.

Përpara një situate të tillë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbi bazën e kërkesave nga gjykata të ndryshme në Tiranë e rrethe vendosi në mbledhjen e së premtes të caktojë përkohësisht 106 gjykatës , të cilët do të gjykojnë 75 dosje penale, civile dhe administrative.

Sipas Këshillit, vendimi për caktimin e përkohshëm të një numri kaq të lartë gjykatësish u bë me qëllim gjykimin e dosjeve brenda afateve që parashikon ligji, pasi në të kundërt shkeljet proceduriale mund të shfrytëzohen nga palët në proces për të bërë nul vendimin në rastet e dënimeve penale.

Pavarësisht këtij vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjendja në institucionet e dhënies së drejtësisë është tejet e rënduar, përderisa se numri i gjykatësve është reduktuar ndjeshëm, shkruan Ballkanweb.

Gjasat janë që situata të rëndohet edhe më tej, teksa ditë pas dite institucionet e Vettingut po firmosin shkarkimin e gjykatësve të cilët nuk justifikojnë pasuritë apo kanë probleme me figurën morale.

Kësaj situate të pazakontë, e cila nuk u parashikua dot edhe nga ekspertët e reformës në drejtësi, i shtohet edhe fakti se gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jashtë funksioni prej muajsh të tërë dhe mbetet e paqartë dita se kur këto dy institucione mund të rifillojnë normalisht punën.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Nje veshtrim ne sferen ekonomiko-financiare dhe pastaj ky kolapsi ne sistemin e drejtesise do duket normalitet.

  • Me mire ne kolaps se sa me gjykates kriminele. Kjo dite pritej te vinte, pse cfare prisnit ju te “Dites” qe jeni habitur, Saliu dhe Banda e tij krijuan “Padrejtesine” , Drejtesia kishte vdekur, tashti po shpetojne cfare te shpetojne, Kolapsi egzistinte nuk ndodhi tashti. Dite me te Mira do te vine mbas operacinit kirurgjikal.

  • Keta duhen pushkatuar te gjithe pa perjashtim.Kujt i duhen keta kriminele?pak kane bere me pronat keta plehra te ketij vendi?Asnje nuk do i shpetoje hakmarrjes popullore as femijet e tyre!Emrat e tyre nuk i harron askush!

  • Gjykatat nuk ka se si te jenë në kolaps, perderisa juriste te rij kanë me thasë të kualifikuar në Shqipëri dhe jashtë saj. C’do propogandë për anarshi në gjygjsori, e prokurori i shërben vetëm pushtetarëve, gjykatësve, prokurorëve që si dje dhe sot vazhdojnë të ushqejnë istitucionin e pandëshkueshmërisë. Mjaft me ideologjitë komuniste-nazifashiste, “shërben, përca e sundo dhe mashtro, mashtro e terrorrizo se shumë do të fitosh” duke terrorrizuar e derdhur lot krokodilësh për të mashtruar e shqyer prenë e rradhës, pra popullin e popujt. Qeveria të formulojë ligje ku ti japin të drejtë qe dhe juristët e rinj të përfshihen në këtë gjyqësor e prokurori dhe jo gjygjsori e prokuroria të vazhdojnë të mbesin monopol i gjykatësve, prokurorëve e ligjvënësve të akuzuar si të binjakzuar me botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik me zë, figurë e dëshmi të gjalla sa institucionale, e medjatike, aqë dhe më shumë popullore. Mjaft është MJAFT. Ramavicërit, këta mij kënetash sa nuk është vonë t’i thonë NDAL këtyre skenarëve të pështirë të rradhës, ndryshe populli do t’u marrë për zhelesh e do t’u flakë tej nga të tre pushtetet. Populli është një uragan që nuk mund të lejojë më të tallen më të pushtetarë, ligjvënës apo politikanë të binjakzuar me djallin. Besoni, binduni dhe ndaluni më skenarët tuaj të pështirë, ndryshe burgu i Recitonte po ju pret, o të pabrekë që ju la dita e miljonerë ju ngysi nata.Tik-tak,tik-tak, tik-tak, tik-tak, tik-tak, koha hecën ajo nuk mund të ndalet se e ka bekuar Zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *