Amsterdami dhe me rrugicat e tij dredha-dredha të mbushura me shtëpi shumëngjyrëshe është bërë jo vetëm një destinacion turistik dhe një ikonë kulturore, por gjithashtu simboli i një vendi ku prostitucioni i ligjshëm është praktikuar për dekada të tëra.
Megjithatë, kësaj praktike të shumëpërfolur duket se po i vjen fundi. Parlamenti holandez po përgatit një debat për prostitucionit në Holandë. Ndërkohë që presioni nga opozita, e djathta e krishterë dhe nga e majta feminist po rriten, punonjësit e seksit duket se janë të vendosura për të mbrojtur të drejtën e tyre për të punuar. Por a është e mundur që këto debate të çojnë në ndryshime të mëdha në mbarë botën dhe si mund të ndikojë në jetën e punonjësve të seksit?
“Po sikur të ishte motra jote?”
Kjo është një nga pyetjet e ngritura në një nga fushatat e opozitës dhe aktivistëve në Holandë, e cila kërkon të ndalojë me ligj prostitucionin.
“Një peticion mbi këtë debat ka mbledhur mbi 46,000 firma publike, duke i dhënë fund nevojës për mbajtjen e një debati parlamentar”, thotë aktivistja Sara Lous. Ajo synon të ndryshojë ligjet e tanishme në mënyrë që Holanda të ndjekë “modelin nordik”, sipas të cilit klientët meshkuj që paguajnë punonjëse seksi, mund të gjobiten me qëllim uljen e dhunës kundër grave që punojnë. Seksi me pagesë mes dy të rriturve ka qenë i ligjshëm në Holandë që nga viti 1971. Por Lous mendon se këto ligje janë të vjetruara.
Çfarë mendojnë punonjëset e seksit?
Një 35 vjeçare nga Rumania thotë se prostitucioni është thjesht një mënyrë për të paguar qiranë dhe për të lënë disa para mënjanë derisa të mund të gjejë një “punë normale” dhe të ketë një “jetë normale”. Ajo punon në një nga bordellot më të famshme të Amsterdamit prej një dekade.
“Nëse qeveria miraton kërkesën e opozitë , atëherë them se ky do të jetë një hap i mirë për të më shtyrë që të largohem nga kjo mënyre jetesë”, thotë ajo për BBC.
Por një tjetër punonjëse seksi mendon se peticioni mund ta bëjë punën e saj një edhe më të errët dhe më pak të monitoruar: “Ne do të duhej të punonin në mënyrë të paligjshme dhe kështu nuk do të mund të kërkojmë ndihëm e policisë”, thotë ajo. “Unë e bëj këtë punë me dëshirën time. Dhe mund t’ju them me siguri se trafikimi i qenieve njerëzore ndodh në shumë ambiente, jo vetëm në bordello”, thekson ajo.
Prostitucioni i ligjshëm u jep atyre akses për përfitime si kujdesi shëndetësor dhe ndryshon shumë nga një vend në tjetrin. Ekspertët thonë se në vendet e varfra, masat kundër prostitucionit shpesh janë ekstreme dhe përfshinë ndëshkimin e punonjësit të seksit. Plus, këto ligje nuk janë gjithmonë efektive në ndalimin e përhapjes së sëmundjeve, trafikimit njerëzor ose dhunës kundër grave.
“Ligjet mbi prostitucionit janë shpesh në dëm të të drejtave të punëtorëve të seksit”, thotë Prabha Kotisëaran, profesoreshë e drejtësisë sociale në “King’s College” në Londër.
“Nëse kapen, vetë punonjësit e seksit duhet të paguajnë ryshfete në polici ose ryshfete për të shpëtuar nga dënimi. Kjo do të thotë se ato do të duhet të bëjnë më shumë punë seksuale në mënyrë që të kompensojnë paratë që duhet t’i paguajnë shtetit”, thotë ajo.
Si shumë ekspertë, ajo beson se fokusi i shtetit duhet të jetë në fuqizimin e grave të përfshira në këtë industri. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, sipas tyre është ta bësh prostitucionin 100% të ligjshëm.
” Të paguhesh për seks është një gjë e shkëlqyer “, thotë Christina Parreira. “Dhe mendoj se është budallëk që feministet duan të heqin një nga industritë e pakta ku gratë fitojnë më shumë se burrat”.
Parreira është një punëtore seksi nga shteti amerikan i Nevadas. Ajo është kundër ndalimit të prostitucionit dhe thotë se ka ndërtuar një jetë të mirë nga kjo industri.
“Nëse kjo punë është e ligjshme, atëherë je e mbrojtur”, thotë Parreira. “Nëse një klient do të dilte nga duart, ka butona alarmi që njoftojnë rojet e sigurisë”.
Por Julie Bindel, një gazetate dhe një aktiviste kundër prostitucionit, argumenton se më shumë prostituta janë vrarë në vendet ku kjo industri është e ligjshme. Ajo thotë se asnjë gazetar për shembull nuk ka nevojë për një “buton alarmi”.
Bindel mendon se prostitucioni ende nuk është një industri e sigurt për gratë. Ajo thotë se problemi do të ekzistojë për aq kohë sa punonjësit e seksit të shikohen si “mallra konsumi”.
Sipas saj, prostitucioni është rrënjosur në pabarazinë gjinore. Kjo është arsyeja pse ajo favorizon një model në të cilin një punonjëse seksi mund të marrë një telefon dhe të thërrasë policinë, edhe nëse një klient nuk ka bërë ndonjë gjë të gabuar apo të dhunshme , por thjesht sepse ndihet në presion.
Por Parreira thotë se ajo kurrë nuk ka përjetuar diçka të tillë dhe thotë se askush në bordellon ku ajo punon nuk ka thyer rregullat, si për shembull vendosja e prezervativëve.
Sipas saj ka një arsye pse studiuesit e quajnë prostitucionin profesionin më të vjetër në botë.
b.b/dita

INDUSTRIA E DAFLLAKUT?
Cfare industrie qe prodhon kopila eshte kjo o gazeta DITA?
sepse:
Industria e Droges qe prodhon kopilat Bashkim Ulaj &Lukuni i ka futur duart thelle ne xhepat e te gjithe shqyptareve dru me pre,
njashtu:
Si Industria e Dafllakut qe po reklamoni ju o gazeta DITA qe fut duart ne xhepat e te gjithe injoranteve dru me pre te Botes qe nuk mbajne dot pallen brenda brekeve,
sepse:
Edhe bytharet pederaste atehere kane te drejtat e tyre mashkullore per te hapur bordello te ligjshme, ku eshte barazia gjinore, vetem femrat te pallohen?
prandaj:
KA ARDHUR KOHA QE TE RINGJALLET ENVERI DHE TE NGREJE INDUSTRINE E RENDE TE BORDELLOVE ME PEDERASTA FANATIKE TE LANC-IT TE TIJ KRIMINAL
sepse:
Jane bere shume histerike me listat e pederasteve qe ka qitur ne media Agron Tufa.
Ti “intelktuai ” çfar tka bo lançi ka bere perziere sperme qe ke lindur bastard i qelbur.Kur te permendesh lançin duehet ta disifektosh gojen se eke shkerdhat.