Fshehu drogën në xhepin e xhupit, arrestohet 33-vjeçari

Bora Basholli

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për trafik droge.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 33-vjeçari me inicialet R.T, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

33-vjeçari u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me një automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e  xhaketës së tij.

Veç kësaj, policia gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh.

Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *