Veseli, letër Kongresit amerikan: Nevoja e një rezulote për krimet serbe në Kosovë

Bora Basholli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar letër Kongresit Amerikan duke i bërë me dije krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë viteve ‘98-‘99. Ky hap vjen pas mohimit që zëra serbë, edhe në pushtet, i bënë masakrës famëkeqe të Rrecakut

“Është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviçit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike.

Si pasojë, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

Në total, rreth 90 përqind e popullsisë etnike shqiptare u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur. 13.535 u vranë. Në mesin e tyre ishin 1230 fëmijë, duke përfshirë bebet dhe fëmijë tjerë të vegjël”, thuhet në letrën e Veselit, e cila pritet t’u përcillet dhe institucioneve europiane.

Si provë të krimeve serbe, Veseli potencon dhe qindra të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet ende. Më konkretisht, Veseli kërkon hartimin e një rezolute për këto krime.

“Në emër të Kuvendit të Kosovës, dëshiroj t’ju ftoj ju dhe kolegët tuaj për të bërë të mundur njohjen formale e padrejtësisë historike që është bërë kundër popullit tim.

Kjo mund të bëhet përmes një rezolute që vë në dukje dhe dënon krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Kosovë”,thuhet në letër.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Me rrenqethet shtati kur lexova keto ketu qe deklaron z.Kadri Veseli.
    Po e perserise .Jeni shume von.Por nese i hyni me zell dhe organikisht per te skjarue boten per krimet qe shkaktoi Slloboja me serbet qe tashti keto qe po bajne politike jane trashigimtaret e Sllobos.Ishe dasht qe diten qe Kosova ngriti flamurin e pavarsise me ndihmen e pa cmushme te superfuqise Amerikane ti kerkohesh llogari kriminelave raciszmit Serb.Sot keto racista te ndyre do rrinin si sheleg perpara kerkesave te etnitetit Shqiptare(kosovare) dhe para gjithe botes me ne krye USA.
    Jam teper i entuziasmuem qe i jeni fute keti problemi sa madhore aq dhe strategjike per lirin,pabarsin dhe jeten e kosovarve te marterizuar me 10-tra apo qindra vite.
    Ne kete kontekst asht detyre imperative e BE qe te ndrecin gabimet e veta ne kurrize te etnitetit Shqiptare duke ia garantue etnitetit Shqiptare te gjithe te drejtat qe vijne natyrshem si komb per nji liri kombetare sic gezojne te gjithe shtetet e BE lirin e vetvetes.

  • Kjo do te ish te I vetmi veprim nderkombetar I drejte dhe I arsyeshem.Qe kriminelet te denoh en per krimet e ber a.Mos te shetisin e jetojne ende bashk me viktimen.Madje mos te degjohen ende apsurdet, krimineli te padise e denon viktimen.sic ndodhi me ne viktimat shqiptare,bashnjake e kroate. Njehere e mire serbet kriminel me nje sistem ushtarak,policor e shteteror kriminal ne fundshkeullit 20-t te ndeshkiohen ligjshem dhe e drejta dhe e verteta e madhrishme t e vije ne vend,mos ti behet lakadredhe,per ikje nga e verteta dhe e derjta e natyrshme.

  • E cfare e pengoi Veselin tani e 20 vite me pare ta shkruaje kete leter Kongresit Amerikan dhe autoriteteve tjera nderkombtard si BE , Gjykates nderkombtare te Drejtesise etj etj
    Pergjegjeja ne kete pyetje eshte shume e thjeshte . Tani Veselit dhe batakqinjve e zullumqareve si soji i Veselit , Thacit , Haradinajt , Limajt e shume te tjereve u doli boja pasi ata dhe grupet e tyre kriminale mafijoze krijuan pasuri maramendese dhe, pasi u pasuruan vete dhe i pasuruan antaret e familjeve te ryre , i pasuruan te afermit e tyre , pasi i rehatuan antaret e klaneve te tyre dhe mbi 40 mij veteranet kriminel duke iu nda
    ” status ” te veteranit nga paraja e taksapagueseve te Kosoves ( rethe 80 miljon € ne vit nga 2008 deri sot ) per kembim te 200-300 mij votave ne cdo pale zgjedhje etj etj , tani pase 20 vitesh Veselit i paska ra nder mend te dergoje letra neper bote per krimet serbe… hipokrizija thone brina nuk ka

  • O i mjer, bashkë me ata dy tjerët, jo letra atij e këtij kongresi po aktpadi në gjykatën ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, etnocid e gjenocid. Nëse nuk dini pytni se se ka kush u tregon, por së pari lirohuni nga ata këshilltarët tuaj yesmenë truetharë e bijë adbashësh që i keni bashkuar rreth vetës. Kjo punë nuk bëhet me letra e vaje andej e këndej, por me aktpadi, apo jeni të zënë duke punësuar baxhanakë e baxhanakesha e duke e kthyer Kosovën në çiflik.
    Si s’u vije turp, ore të paturp!
    Po ku jeni që 20 vjetë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *