Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares, raporton Express.
Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gaz “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK’së.
“Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar.
Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte perdorur BZ gas apo të ngjashëm me këtë, kundër ushtarëve të UCK-së në betejën e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi, në Fb.
Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.
“Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejën e Koshares”, ka shkruar Kamberi.
v.l/ Dita


…kurse shteti shqiptar 20 vite heshte
– RRini dhe ca , sa te kalojne edhe 20 a 30 vite te tjere,. SA ti mbuloje pluhui harreses e i indiferences. Dhe keshtu ,… ”avash-avash, sa e behet shelegu dash”’ , sa ti rriten e forcohen mire ”briret ” , …dhe pastaj, bjeruni teneqeve te ndryshkura te cilat ska per ti ndegjuar askush .!!!!
— Dikur , Ditet e para, javen apo muajin e pare ndegjoheshin e komentoheshin ngjarje e ndodhi tragjike , madje makaber. por fatkeqsisht , e gradualisht …. pala ose peta mbulonte peten , gjerat ne vend montoheshin, te lidheshin e facoheshin vinin duke u venitur .
— Keshtu , me kalimin e viiteve duket sikur ne KOSOVE SKA NDODHUR ASGJE E KEQE , ose kane ndodhur gjera te rendomta . Ndersa , PALA SERBE , me nje platforme te holle e te mire organizuar [ si gjate viteve 80 qe hoqi autonomine] po kalon ne ofensve , dhe gradualish po kerkon te mare plotesisht rolin e viktimes ME PIKESYNIM , JO VTEM TE BLLOKOJE NJOHJEN E PAVARSISE KOSOVES, POR PO ARRIN TA CUNGOJE [me piksynim te qarte , ne nje te ardhme jo shume te larget , kerkon te eleminoje plotsisht pavarsine e Kosoves]. NESE NUK VLERESOHET SERIOZISHT RREZIKU I RIGJALLERIMIT E I RINGRITJES SE NACIONALIZMIT SERB , pavaesija eKOSOVES eshte pplotesisht e rrezikuar .
Shteti shqiptare eshte mire te heshte ose mos mos beje ndonje te keqe ,se mire prej tije kure pas 1991 nuk kan pase shqiptaret jashte Shqiperise.