SHBA, demokratët lënë hapur opsionin e inkriminimit të Trump

DITA Online

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund ta inkriminojnë presidentin Trump pavarësisht se raporti i Robert Myler e çlironte nga akuzat për lidhje me rusët. Demokratët kanë zgjedhur të fokusohen tek dyshimet e tjera që ngriheshin në raport, ato për pengim të drejtësisë.

Demokratët në Kongresin amerikan e kanë lënë të hapur mundësinë e inkriminimit të presidentit Donald Trump, por kanë deklaruar se së pari duhet të kryejnë hetimet e tyre nëse ai ka penguar hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Myler. Liderët e partisë Demokratike kanë saktësuar se opsioni i inkriminimit është ende në fazë bisedimesh përpara zgjedhjeve të vitit 2020, edhe pse eksponentë të spikatur të grupit parlamentar kanë bërë thirrje për nisjen e procedurave që nga publikimi i raportit të Myler, ditën e enjte.

Kryetari i komisionit gjyqësor të Kongresit, Xherrold Nedller ka deklaruar se demokratët do të insistojnë për hetime të shumta ndaj figurës së presidentit Trump dhe do të shkojnë aty ku do t’i çojnë provat. “Nëse pengimi i drejtësisë provohet, atëherë do të ketë inkriminim”, ka thënë Nedller.

Një version i redaktuar i raportit të Myler, produkt i një hetimi të gjatë 22 muaj, sugjeronte gjerësisht se Trump kishte kryer pengim të drejtësisë, por nuk shkonte drejt rekomandimit të kryerjes së një krimi, edhe pse nga ana tjetër nuk e shfajësonte. Myler vinte në dukje se Kongresi ka kompetencën për të adresuar kontekstin nëse Trump ka shkelur ligjin dhe demokratët kanë paralajmëruar se çështja do të jetë objekt diskutimesh në javët e ardhshme.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Këtyre demokratëve amerikanë s’u del inati me Trampin që bëri popullin per vete , kundër tyre . Ju është prishur terezia këtyre intrigantëve profesionistë dhe inati i tyre , egoizmi i tyre ka përçarë shoqërinë amerikane . Këta qënkan njëllojë me këta qelbësirat tanë . Siç duket , vetë zanati i bëka të tillë – politikan dmth intrigant e mashtrues !

    • Bolsheviku tim I dashur,,,po te roshe te pakten 10 vjet ne USA pasi te kesh hequr te zezat e ullirit poshet komunisteve 40 vjet ,meson se te zezat e ullirit jane njesoj me te djeguarat e piperkes se Meksikes. Partija demokratike ne disa shtete te zgjedhurit e saj ne Kongres dhe Senat ,,me ne krye familjen Kenedi jane me te kuq se komunisti I kuq , biles dhe me te qelbur !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *