S’ka kush shqyrton dosjet, KLGJ komandon mbi 100 gjyqtarë

Ornela

Një numër i madh dosjesh penale që rrezikojnë shkeljen e afateve proceduriale ka detyruar Këshillin e Lartë Gjyqësor të komandojë 106 gjykatës nëpër gjykata të ndryshme për t’i dhënë zgjidhje emergjencës.

Shkak është bërë boshatisja e gjykatave për shkak të shkarkimeve nga Vetting-u e nga dorëheqjet.

Për këtë shkak, disa gjykata nuk kanë numrin e domosdoshëm të gjyqtarëve për të ngritur trupat përkatëse për të marrë në shqyrtim as dosjet më emergjence me limite kohore.

Vendimi për caktimin e përkohshëm të një numri kaq të lartë gjykatësish u bë me qëllim gjykimin e dosjeve brenda afateve që parashikon ligji, pasi në të kundërt shkeljet proceduriale mund të shfrytëzohen nga palët në proces për të bërë nul vendimin në rastet e dënimeve penale

Gjithsesi, kjo masë drastike do arrijë të zgjidhë vetëm përkohësisht emergjencat e momentit, ndërkohë që gjendja pritet të përkeqësohet edhe më tej me vijimin e shkarkimeve nga procesi i Vetting-ut.

Pas Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, ishin apelet ato që pësuan ulje drastike të numrit të gjyqtarëve, por tani efekti i shkarkimeve po nis të ndihet edhe në gjykatat e shkallëve më të ulëta.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Na cate trapin me propaganden e Endri Fuges. Ne dini te beni gazetari, dilni me shifra te sakta. Sa jane pezulluar, kur, emrat si edhe statusin a jane nen hetim apo jo. Po kujt ja kerkoj edhe une keto ! Nje nga problemet kryesore te gazetarise shqiptare edhte analfabetizmi. Varja…

  • Situatë e pritur. Drejtësia ishte në atë gjëndje sa që fjala pastrim e saj duhet zëvendësuar me spastrim. Dhe të mendosh që ata që ikën ishin, ose në organet më të larta të saj, ose që ‘guxuan’ të ishin pjestarë të organeve të reja, pra që e konsideronin veten të ‘pastër’. Po sa ka ende (vetë gjyqtarë mbi 300), që janë nga pjesa tjetër (të llojit gjingjon)dhe që prej tyre kushedi çdo nxjerrë vetingu.
    Sigurisht që kjo situatë është jo e pëlqyer, sjell vonesa probleme në gjykimin e çështjeve që kanë lidhje me qytetarët dhe biznesin, por siç thotë shprehja “më mirë djepin bosh se shejtanin brenda”. Në fund të fundit kjo situatë u krijua, sa nga vetë karakteri dhe personaliteti i trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, lehtësisht të korruptuar e të korruptueshëm, ashtu dhe nga politika që i ka peshkuar, promovuar dhe vendosur në pozicione drejtuese, për t’i patur në ‘fre’. Gjykata Kushtetuese u shkri, Gjykata e Lartë ka ngelur me tre anëtarë dhe vetë kryetari i saj, është në apelin e vetingut(KPA), ndërsa nga kryetarët e gjykatave të rretheve apo të apelit në to, të vetuar dhe që kanë ‘shpëtuar’ janë sa gishtat e një dore.
    E pra kush e ka përgjegjësinë që drejtësia ishte katandisur në këtë gjëndje? Përgjigjia dihet, ata që luftuan e luftojnë që kjo gjë, pra reforma në drejtësi të mos bëhej dhe që sot bërtasin më shumë se askush se drejtësia po kapet nga të tjerët. Pra nëse do ishte kështu, ankohen pse ua hoqën atyre. Njerëzit i dinë shkaktarët, i dinë dhe ata që na monitorojnë dhe që në heshtje dhe me përkushtim punojnë që drejtësia jo vetëm të pastrohet sot, por që në të ardhmen të jetë një sistem (pushtet) i pavarur nga politika dhe që të japë drejtësi njëlloj për të gjithë. Me një fjalë t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në rradhët e politikanëve dhe pushtetarlve të atyre niveleve qëj anë përshkruar në objektin e punës së SPAK dhe BKH. Populli mezi e pret atë ditë. Ky, populli pra, duron më shumë varfërinë dhe vuan më shumë mungesën e drejtësisë, sidomos ndaj atyre që e vrasin, e vjedhin dhe e varfërojnë, dhe që nuk u ka hyrë e nuk u hyn gjëmb në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *