Deri tani ndoshta e keni përdorur si garniturë, pa e ditur se majdanoz ka një numër të lartë përfitimesh shëndetësore.
Përfitimet shëndetësore të majdanozit:
Parandalon kancerin:
Majdanozi përmban myristicin, një kompleks natyror që në mënyrë efektive mund të zvogëlojë shpejtësinë e rritjes së kancerit në stomak dhe mushkëri.
Trajton dëmtimet nervore:
Në shumicën e rasteve, neurotoksimi është shkaku i dëmtimit të nervave, që do të thotë dëmtimin e trurit ose të sistemit nervor periferik të shkaktuar nga substancat toksike si pesticidet apo metalet e rënda.
Këto toksina janë jashtëzakonisht të dëmshme në tru dhe mund të prishin apo edhe të dëmtojnë disa nerva thelbësore për transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në pjesë të tjera të sistemit nervor shkruan Shendeti.
Një studim ka provuar se lëngu i majdanozit është shumë i dobishëm për përmirësimin e simptomave të shkaktuara nga neurotoksimin.
Redukton inflamacionin:
Konsumi i rregullt i majdanozit mund të ndihmojë në trajtimin e artritit dhe osteoartritit. Majdanozi ka një përmbajtje të pasur të vitaminës C gjë e cila ndihmon në kurimin e këtyre problemeve.
Si ta përgatisni çajin me majdanoz:
4-5 degë majdanozi
Një e katërta ose gjysma e një limoni
1 lugë çaji mjaltë
3 gota uji
Së pari, vloni ujin. Shtoni majdanoz dhe limon në një gotë dhe derdhni ujë të zier në të. I lini për 5 minuta. Pastaj, hiqni majdanozin shtoni limon dhe mjaltë.
e.t./dita
