Dhjetë vjet kërkime, zbulohet ku ka jetuar Shakespeare në Londër (video)

Elena Tase

Një studim i ri ka zbuluar pozicionin e saktë të shtëpisë së William Shakespeare në Londër. Sipas kërkimeve, në atë shtëpi ai ka shkruar edhe dramën “Romeo dhe Zhuljeta”.

Historiani Geoffrey Marsh ka kaluar dhjetë vite duke studiuar dhe duke interpretuar dokumentet zyrtare, deri sa më në fund thotë se e ka zbuluar se ku ka jetuar saktësisht Shakespeare. Shkrimtari është përfshirë në listat e tatimpaguesve në vitet 1597-1598, ku thuhej se ka jetuar në qendër të Londrës pranë “Liverpool Street Station”, në atë kohë e njohur si dioqeza e St. Helens.

Ajo ka qenë ndër zonat më të pasura të kryeqytetit të Anglisë.

Sipas Marsh vendi në të cilin ka jetuar Shakespeare na bën të kuptojmë më thellë se çfarë e ka frymëzuar në punët e tij.

 e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • nuk mundet te shkruash historine e dashurise nji populli tjeter ,
    pa jetuar ne shoqerine e tij ,
    pa njohur nga afer ndjenjat e tij mentalitetin e tij si popull ,
    qe ndrshon nga kombi ne komb
    dhe kjo ne massa te medha .

    ndryshe dashurohet e sakrifikohet per dashurine ne angli gjermani skandinavi se ne
    Boten e vendeve Mediterranios

    dhe kjo jovetem ne Dashuri ne ndjenjat e te dashurve por ne cdo aspekt tjeter te shoqerise e cila ka karakteristikat e veta ,
    se si dasguron e urren ,
    kendon e vajton,
    se si lufton e sakrifikon ,
    se si beson e tradheton ,
    se si nderton e shkaterron
    se si do te bukuren dhe
    si e shef ate ne jeten e shoqerise ,

    gje te cilat ndryshojne aq shume nga Kombi ne kombe
    brenda Kontinentit Europian aq shume

    prandaj i vetmi version mbetet Sekret qe e dijne shume pak ,
    nderkohe qe Shekspiri vec qe ka qen nji Tregetare i shquar per kohen ,
    nuk ka pasur asnji lidhje me Literaturen

    personi qe i shishte Shkrimet ,Shekspirit i cili i shistee deklaronte si personale ,Dramat Tragjedite e Poezite

    ishte dikush tjeter ,qe jetonte prej vitesh ne Itali .

    A nuk behte dhe sott keshtu ?

    Te pasurit shiten si me qen te talentuar per gjithcka e i lejojne vehtes gjithcka ne cdo fushe !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *