Task Forca e Transportit Rrugor bën me dije se ka intensifikuar punën me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në mjetet e transportit të udhëtarëve, goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, në respektim të të drejtave ndaj operatorëve të ligjshëm që punojnë me këto linja.
Task Forca e Transportit Rrugor ka ndëshkuar 160 subjekte në kundravajtje me ligjin.
Që prej fillimit të muajit prill, Task Forca e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut. Subjekt i këtyre kontrolleve kanë qenë operatorët e linjave të transportit të udhëtarëve, si rreth-qytetas, ndërqytetës dhe ndërkombëtar.
Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth 160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative.
Kontrollet nga ana e Task Forcës të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim, si rregullator i konkurrencës së pandershme, për rritjen standardeve të shërbimit dhe komoditetit të qytetarëve.
Ky aksion ka ardhur pas udhëzimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pak javë më parë thirri në një takim përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tone.
Në këtë takim ministrja u njoh me shqetësimet e tyre dhe i siguroi se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje. Ministrja garantoi se do të ketë një rregullim të operimit të linjave të transportit publik, duke theksuar se në fokus të kësaj ndërhyrjeje është goditja e paligjshmërisë në sektor, eliminimi i konkurencës së pandershme dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarët.
b.b/dita

O njerëz, kjo task forcë është për të grabitur ata që punojnë me licensë. Shteti ska nëpër qytete terminale të mirfillta, dhe as ndalon “taksitë” pirate. Të sistemohen këto njëherë dhe pastaj duhet të dali “shteti” legen. Po këta kapin atë që ka letra, se kuptohet e ka në listë. Kur i pyet për të tjerët, shohin vetëm ajër. I bëtë shoferat e autobuzave me zemër. Hiquani dhe brekët.