Vazhdimisht vitet e fundit mediet kanë bërë publiket lidhjet e forta Shqipëri-Serbi për sa i përket importit, eksportit dhe tranzitimit të armatimeve dhe lëndëve shpërthyese. Viti 2012 nuk mund të bënte përjashtim nga ky “rregull”.Gjatë këtij viti me gjithë zhurmën në shtyp dikasteri Imami ka vazhduar me intensitet marrëdhëniet me serbo-sllavët.
Më poshtë do të analizojmë rast pas rasti këto raporte simbioze shqiptaro-serbe në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë kryesisht gjatë vitit 2012, por jo vetëm. Shqipëria në vitin 2012 ka eksportuar kundrejt EUC (certifikatës së përdoruesit fundor) për në Republikën Demokratike të Kongos 60 (gjashtëdhjetë) armë me kalibër mbi 20mm, me vlerë 16 700 Euro. Në fakt armët janë eksportuar më parë në Serbi duke kaluar tranzit në Mal të Zi. Biznesmenët serbë të armëve, të njëjtat armë shqiptare ua kanë shitur kongolezëve për 59 mijë e 159 Euro. Theksojmë se në dokumentin kongolez EUC theksohet qartë, që shitësi është Shqipëria dhe blerësi është Ministria Kongoleze e Mbrojtjes, Çarmatimit dhe Veteranëve të Luftës. Serbët në këtë rast janë thjesht sekserë. Diferenca e çmimit është 42 mijë e 439 Euro pra trefish i çmimit të eksportit nga Shqipëria. Për tu eksportuar armët shqiptare në Kongo domethënë në Afrikë, në jug të Shqipërisë, duhet më së pari të ngjiten në veri deri në Serbi, tranzit nëpër Mal të Zi e më pas të zbresin përsëri në jug. I kujtojmë ministres Kodheli se vartësit e paraardhësit të saj Imami i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 42 mijë e 439 Euro arkës së shtetit ose sepse janë budallenj(ua kanë hedhur serbo malazezët) ose se janë maskarenj, se kanë ndarë Eurot me sivëllezërit e tyre sllavë. Budallenjtë pushohen nga puna, ndërsa maskarenjtë dërgohen në prokurori.
Drejt Ukrainës
Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Ukrainë 200(dy qind copë) armë me vlerë 70 mijë Euro. Mallrat nuk janë dërguar direkt në Ukrainë por janë tranzituar nëpërmjet Malit të Zi për llogari të një firme të inkorporuar në Qipron greke, me pronar një serb të certifikuar ndërkombëtarisht(lista e OKB-së dhe lista e Departamentit Amerikan të Shtetit) si trafikant armësh. Theksojmë se biznesmeni serb ia ka shitur këto armë Ukrainës për 247 mijë e 000 Euro. Në dokumentin EUC shkruhet qartë Shqipëria është vendi eksportues ndërsa Ukraina vendi importues. Diferenca është 177 mijë Euro, rreth 2,5 herë më e lartë se çmimi i palës shqiptare. Vartësit e Imamit nga budallallëku ose nga maskarallëku me ndihmën e sivëllezërve të tyre serbë dhe malazezë i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 177 mijë Eurosh. Skema e hajdutërisë është e njëjtë: për të eksportuar armë në Ukrainë domethënë në lindje, nga Shqipëria duhet të ngjitesh në veri- Mal të Zi dhe pastaj të zbresë në juglindje- Qiproja greke. Nga Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse janë eksportuar në Mali(Afrikë) 3(tre)milion fishekë me vlerë 71 mijë e 829 Euro. Ky eksport është kryer duke i tranzituar fishekët nëpër Mal të Zi. I kujtojmë lexuesit që Mali gjendet në Afrikë në jug të Shqipërisë ndërsa Mali i Zi gjendet në veri të Shqipërisë. Kësaj i thonë, që tiransi, që niset për të shkuar në Sarandë i bie rruga më shkurt po të kalojë nga Shkodra.
Sekserët serbë
Në këtë eksport municionesh ndërmjetëse është një firmë e regjistruar në Kosta Rika me pronarë një gjeneral pensionist të IDF-së dhe një serb të famshëm për të keq në fushën e tregtisë së armëve. Sekserët i kanë eksportuar nga Mali i Zi fishekët shqiptarë me çmimin 76 mijë e 618 Euro. Diferenca në këtë rast është normale për sekserin serbo-malazezo-hebre vetëm 4 mijë 601 Euro.
Shqipëria po gjatë vitit 2012 ka eksportuar në Mal të Zi kundrejt EUC-së përkatëse 1 000(një mijë) ton lëndë shpërthyese me vlerë 286 mijë e 280 Euro. Lënda shpërthyese e eksportuar ka prejardhje kryesisht nga procesi i demontimit të municioneve të ndryshme. Më pas Mali i Zi po këtë një mijë tonësh ia shet Serbisë (duke e shkruar qartë në dokumente se vendi i origjinës-vendi dërgues është Shqipëria) me vlerë 670 mijë Euro. Diferenca e çmimit është 363 mijë e 720 Euro. Si më sipër budallenjtë ose maskarenjtë e Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes i kanë dhuruar ose kanë ndarë me sekserët serbë e malazezë këtë sasi eurosh. Shkurt puna edhe kësaj radhe buxhetit të Ministrisë sonë të Mbrojtjes i është bërë një dëm i konsiderueshëm.
Shifrat e çuditshme
Shqipëria po në vitin 2012 ka importuar nga Serbia 100(një qind) ton lëndë shpërthyese me vlerë 119 000 Euro, kundrejt lëshimit të EUC-së përkatëse nga AKSHE-ja. Ndonëse Ministria jonë e Mbrojtjes për më se një dekadë shet,ble dhe tranziton armë me Serbinë, përsëri për të blerë armë në Serbi është zgjedhur një firmë sekser shtetërore malazeze, e famshmja MDI-Montenegro Defence Industries. Po kjo firmë është zgjedhur si firmë sekserë për të importuar nga India 200 mijë kapsolla detonatorë dhe 50 mijë ml. fitil zjarr-përcjellës me vlerë 79 mijë e 250 Euro. E njëjta firmë ka lozur rolin e sekserit,edhe kur Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka importuar zyrtarisht nga Serbia 6 mijë e 505 copë djegore me vlerë 470 mijë e 312 Euro. Në vitin 2012 Shqipëria kundrejt EUC-së përkatëse ka eksportuar në SHBA 14 581 copë municione të kalibrit nën 20mm me vlerë 438 008 Euro. Ndonëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndonëse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan në Evropë, ndonëse ka një zyrë me ekspertë amerikanë në dikasterin ish-Imami, përsëri ne e kemi realizuar këtë eksport me ndihmën e sekserëve serbo malazezë. I kujtojmë lexuesit që as Serbia, as Mali i Zi nuk janë anëtarë të NATO-s dhe popujt e tyre janë ndër më anti-amerikanët në Evropë. Për “nderin”, që na kanë bërë sivëllezërit serbo-malazezë ata i kanë rieksportuar municionet shqiptare në SHBA me vlerën 609 756 Euro. Diferenca prej 171 mijë e 756 Euro është dëmi, që i kanë bërë arkës së shtetit shqiptar vartësit e zotit Imami. Dëm ky i shkaktuar nga budallallëku apo nga maskarallëku i tyre në vartësi të faktit se i kanë ndarë apo jo këto Euro me sekserët serbo-malazezë.
Radha e z. Kodheli të bëjë detyrën
Vetëm në këto raste importesh, eksportesh dhe tranzitimesh nëpër Mal të Zi dhe Serbi shteti shqiptar si rrjedhojë e veprimtarisë së vartësve të z.Imami ka pësuar një humbje totale prej 779 mijë e 516 Eurosh. Ministrja e mbrojtjes Kodheli ankohet se nuk ka para për të blerë karburante për nevojat e makinave të ushtrisë. Ushtarakët ankohen se u bënë vite, që ish-ministri Imami nuk u ka paguar ushqimet,që u takojnë me ligj, ndërsa po ky dikaster u “dhuron” më shumë se tre çerek milion Euro “vëllezërve” të veriut apo jep miliona euro të tjera për të bërë propagandë ala-bolshevike në Sandër-mediat për sukseset e mahnitshme të Ushtrisë Shqiptare, që rezulton pa karburant për automjetet dhe pa lekë ushqimi për ushtarakët e një vendi tashmë anëtar në NATO! Media e kreu detyrën e vet. Tashmë është radha e ministres Kodheli të bëjë detyrën e saj duke i hetuar të tëra raste e mësipërme të provuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nga dokumente zyrtare malazeze të përpiluara nga Ministria Malazeze e Ekonomisë. Më pas organet e prokurorisë dhe gjykatës do merren me personat përgjegjës për këto dëme monetare. Për sa i përket problemit moral të bërjes biznes me armatime me armiqtë tanë tradicionalë serbo sllavë, pak rëndësi ka. Tashmë atdhetarët shqiptarë janë mësuar deri në rutinë me episode të tilla të tipit “Serbia Mon Amour”! Ky idil serbo-shqiptar vazhdoi edhe gjatë vitit elektoral 2013. Në këtë periudhë ky bashkëpunim mori forma edhe më të shëmtuara.
Pak mbi përgjimin
Pajisja përgjuese e importuar nga SHIU për nevojat operacionale të forcave tona pjesëmarrëse në operacionet paqeruajtëse jashtë Shqipërisë, u përdor për përgjime masive brenda Shqipërisë. Krahas përgjimit të “armiqve” si ambasadori Arvizu apo deputetë të bezdisshëm opozitarë si Braçe, Gjoni, Balla, apo Bizhga, pajisja u përdor edhe për përgjimin e subjekteve, pa kurrfarë lidhje me objektin e SHIU-t. Interesant është përgjimi i jetës private të vëllait të njërit prej policëve viktima të Dritan Dajtit. Përgjimi i tij u bë me qëllim mbledhjen e materialeve kompromentuese për një deputete atëherë opozitare të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj edhe aftësia e shquar aktoriale e ish- ministrit Imami zor se mund të gjejë lidhje midis këtij përgjimi dhe nevojave operacionale të ushtarakëve tanë në Afganistan, Bosnje apo Gjeorgji Si objekt përgjimi përmendim gjithashtu edhe fytyrën publike të muxhahedinëve iranianë z.Shahin Gobard me mob.tel.0033637435133, në dhjetëditëshin e parë të qershorit të këtij viti, kur ai vizitoi “in cognito” Shqipërinë. Mund të mirëkuptohet interesimi i z.Fahima dhe Forcës Quds për veprimtarinë e z. Gobard në Shqipëri, sidomos kontaktet e tij me gazetarë të medieve prestigjoze ndërkombëtare, që ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë, po pse të tilla përgjime duhej me patjetër t’i kaloheshin edhe “vëllezërve” tanë serbë?! Njëlloj si në kohën e Kxoci Xoxes, kur rruga shqiptare për në Moskë apo Sofje kalonte nga Beogradi edhe sot, eksport -importet shqiptare në katër kontinente, në SHBA, Indi, Mali, Kongo etj. etj. kalojnë nga Beogradi. Në pranverën e 2013-ës Nebojsha Maleviçi në ministrinë Imami ishte bërë si dikur koloneli i OZNA-s Safet Filipoviçi, i cili në vitin 1947 ishte i gjithëpushtetshëm në dikasterin e Koçi Xoxes. Në muajt e nxehtë verorë të tranzicionit politik, pajisja përgjuese u zhduk pa lënë gjurmë nga magazina e SHIU-t. Ka shumë hamendje për “final destination” të pajisjes. Ca thonë se është strehuar e punon me kapacitet të plotë në një ndërtesë, buzë Lanës, pranë ish-Institutit nr.6. Të tjerë thonë, që pajisja ka emigruar në Kosovë. Vërtet Shqipëria nuk ka asnjë këmbë ushtari në Kosovë dhe pajisja nuk shërben për qëllimin, që u ble, por në kuadrin e idilit serbo-shqiptar alla- imamçe ajo ndoshta punon me mjaft efiçencë në drejtim të ushtarakëve sllovenë, austriakë e italianë të dislokuar në rrafshin e Dukagjinit. Normalisht përgjimet njëlloj si edhe armatimet shqiptare për të shkuar në destinacion duhet të kalonin nga Beogradi.

O zot kur ?????? do te jete ajo dite qe keta do te marrin ate qe meritojne?!
harbuter, hajdute ordinere. Nuk ka kaluar neper Shqiperi fare me e keqe se qeveria Berisha ne vitet e saj te fundit. Edhe qeveria kuislinge kishte me teper respekt per shtetin shqiptar dhe popullin shqiptar. turp e faqja e zeze per keta te semure qe fatkeqesisht mbajne kombesine shqiptare si edhe ne, kane gjakun tone si edhe ne. Nuk gjej fjale per keta mostra. U dalte vuajtja qe i kane shkaktuar shqiptareve te varfer tek FEMIJET E TYRE. Amin o zot, bej drejtesi ti, se ketu nuk ka te tille
KRYEREDAKTORIT THANO,
Etika duhet te paraprije lojen e kullxheshkave, dy artikuj me te njejtin emer per te eliminuar komentet e pa desheruara eshte e pandereshme dhe irrituese.
Mos humb rrespektin qe kemi per gazeten e veçanerisht per ty Adrian.
Nga nje hacker bllokues sitesh ne line.
E bene aktor-deshtoi;E bene politikan,-deshtoi,E bene opozitar-deshtoi,E bene gjeneral- u be lolo,E bene Jurist,,E bene kushtetutist,por me ne fund e gjeten-E bene Hajdut-Triumfoi!Sa shume u lodhen per ti gjetur talentin ketij njeriu?-Hajdut!
Banda e hajduteve te imam puçit ka mbetur ne historinë politike dhe ushtarake për thënien proverbiale “..janë mbeturina të komunizmit municionet dhe armët prandaj… Po i spastrojmë duke i vjedhur”!!! Mollet,dardhat,ullinjte kjo bandë demokratikase i preu se “ishin komuniste”!? Ndersa armatim municionet i vodhem se ishin mbeturina te komunizmit…!!! A ka kandar ti peshojë këto idiotesira te hajdut-budallallekut imamor ministror??? Ky s’di të luajë as si aktor të paktën…?
ballajdia e ketyre hajduteve nuk ka fund. Kur do behet DREJTESI zoti Rama? kur do ta denonconi Arben imamin zonja Kodheli?
Aktori dështak konverton kallashnikovin komunist në dollarë!? Eksperiencë e re ministrore-imamore!!! Mbeturinat e komunizmit mbushin arkën e xhepistit imam!!! Banda e hajduteve te imam puçit ka mbetur ne historinë politike dhe ushtarake për thënien proverbiale “..janë mbeturina të komunizmit municionet dhe armët prandaj… Po i spastrojmë duke i vjedhur”!!! Mollet,dardhat,ullinjte kjo bandë demokratikase i preu se “ishin komuniste”!? Ndersa armatim municionet i vodhem se ishin mbeturina te komunizmit…!!! A ka kandar ti peshojë këto idiotesira te hajdut-budallallekut imamor ministror??? Ky s’di të luajë as si aktor të paktën…?
vetem ne hag.
Karakteri i deformuar dhe dyfytyresia e kane shoqeruar vazhdimisht z. Imami. Por profesioni i tij i vertet paska qene hajduteria. Ketu del edhe djali i Berishes i cili gjithashtu qenka i dhene mbas artit te vjedhjes sidomos me pajimet ushtarake. Kjo orrtakeri pislleku, kjo leture alla shqiptare e perfaqesur nga kjo dyshe duhet te shkoje patjeter ne kandarin e drejtesise. Urojme qe me se fundi te behet burr edhe ndonje ne Prokurori te rras brenda per te vene mend edhe te tjeret. Ndryshe ska shtet, ska demokraci.
Koment i fshire nga moderatori. Ju lutem mos perdorni fjale fyese apo kercenime ne komentet tuaja. Faleminderit
PO me Xhemal Xhunkshin militantin e pd-se dhe sharlatanin qe ka fut te gjithe hajnat neper poste ku behet leke c’fare do behet? Kujtoni wikileaks qe e ka nxjerre ushtarakun me te korruptuar ne bote. Largojeni ate shef shtabi se eshte turpi i shqiperise.
Me vjen keq qe gjerat kane mare kete rrjedhe te tille dhe qe perdite zbulohen fakte te reja te korupsionit Por kjo nuk eshte gje e re Ne ate mandat te dyte te PD te gjithe ata qe kishin dicka ne dore ishin ne gare se kush do te vidhte me shume dhe se kush ishte me trimi dhe bente me shume bema Natyrisht qe duhet te kishe dhe mbeshtetjen e dikujt si Shkelzeni apo Argita ndryshe beheshe shembulli i antikorupsionit Danieli ne pergjithesi nuk ta jepte idene e nje tipi te tille ndersa grupi tjeter Imami Gjunkshi dhe ylli zyla jane megjithmend te pa skrupullt per keto pune. Ishin gati te mereshin me cdo gje per te fituar kryenin cdo gje emeronin kedo dhe kudo per interesa Ylli Zyla gjithmon ka qene nje tregtar dhe per interesa te tij do shiste e blinte gjithcka, do mbronte dhe shante kedo nuk ka njeri me te paskrupullt se ai .
Drejtesi!! Kur?
mos prisni drejtesi per keta. Rama e ka mendjen te merret me shou dhe me ngjyra, drejtesine ia ka lene atij burrit qe do vij kur Shqiperia te jete vertet nje vend serioz. atehere do vene atje ku kan vendin edhe Berisha, po edhe zotni rama, basha, imami, kodheli e c’jan keta qurravec qe kan marr ne duar Shqiperin e telendisur
Cfare po pret ministrja e e mbrojtjes??
Prokurorë, Qjykatës, Qeveri shqiptare! Merrni shembull nga komshiu jugor. Ish-ministri A. Xhogazopullo u arrestua me burg për përvetsim 55 milion dollarë nga armët e shitura (njëlloj si Imami-bajalldisë shqiptare). Por bashkë me të u arrestuan edhe gruaja dhe vajza e tij! Kjo po që është drejtësi! Kështu duhet, sepse populli kërkon NDËSHKIM pa asnjë hezitim!!! NUk falen vjedhjet në kurriz të pasurisë shtetërore! Nuk falen harbutët që akoma po na bëjnë karshillëk me makina luksoze, sikur të jetonin në Hollivud! Po ne me siguri do t’ia kishim kaluar pa asnjë dyshim dhe vetë Hollivudit, sikur këta të pangopur të kishin drejtuar vendin me ndërgjegje dhe dashuri. Dashuri për vendin, dashuri për njerëzit që i dhanë disa herë votën dhe përkushtim në detyrat që kryenin. Por jo, ata nuk edeshën këtë. ata gjetën rrugën që i çonte drejt përfitimit personal-familjar. Atëhere le të japin llogari sipas zgjedhjes që bënë! Nuk ka falje, sepse do ishte turpi më i madh për vendin dhe demokracinë!
Po po Danjeli zoterinj, kryehajdut sa me nuk behet. Mund te kalosh edhe me ne kohe me deputetin aktual. Shikoini dhe futini ne burg te kalben, mmerrjuani leket.
A kemi prokurori ketu ne Shqiperi? Llalla premtoi hetim pa asnje dallim. Te shohim……
I gjithe pushteti institucional qe ushtronte Sali Berisha, realisht nuk ka qene institucional por, mund te quhej Uzina ULP-Mjekës, Elbasan.
Këta të pacipë duhet sa më shpejtë që të jetë e mundur të futen në burgë për të këqiat që i sollën këtijë vendi
ME VJEN MIRE QE NJERZIT JU KA IKUR FRIKA DHE FILLUAN TE DENONCOJNE ‘BUKURITE ‘ e Partise Demokratike
Komentet i ngjajne nje masturbimi kolektiv perballe nje telenovele porno ….
prandaj u fute dhe ti per te komentuar se te pelqen masturbimi kolektiv?
Ne lojrat e trafikut te armeve eshte edhe Klik ekspo kliku prone e dhenderrit nr.2 te Dritero Agollit, patriarkut te PS-se.
Ne afersi te Gjegjevise(kufiri greko-maqedonas) Shkerdheni nuk ka shkuar per tregti armesh, por per nje sasi kokaine, qe do vinte ne Durres nga Venezuela, por per arsye sigurie minuten e fundit kaloi nepermjet intinerarit porti i Tivarit(Bar)-pika e kalimit Kulle ne kufirin Kosove-Mal i Zi, pika e kalimit Gjeneral Jankovic ne kufirin Kosovaro- maqedonas e me pas andej nga Gjelgjevija nje pjese e kokaines se Venezueles,nja dy kuintal do kalonte per Greqi kurse shumica e tete kuintalve kishte destinacion tregun gjermanofonZvicer-Austri_gjermani). Gjithsesi kujdes , verifikojini nje here gjerat se te trafiqet me skrape metalesh me ngjyra dhe eksplozive eshte perfshire edhe ai deputeti republikan, qe e bleu ilir Muta para ca ditesh. Kujdes numri 84 eshte i shenjte!
Nuk dua tju habis .Nuk eshte fantazi kjo qe do te persrise nga goja e nje nene labe .Djema shume po merreni me Enverin (nje i vdekur e kishte fjalen ) merruni serjozishte me keta te rinjte ne politike se shume po i bien gjoksit qe do bejne cudira.Dhe vazhdon Enveri…….keta jane pa kapistra qe do bejne cu do qejfi.
E pra kaluan 23 vjete por te tilla bema nuk kishim degjuar.Cfare te kujtojme me pare.A permblidhet tragjedia shqiptare ne dy fjale te mencura.Ku ti gjeje te mesoje te verteten .Ilacin qe do sheroje kancerin qe mbollem ne demokraci.Ulurin e mburret Saliu .Shporrem komunizmin. Shqiperia po ndryshon.Por ky ndryshimi paska shije shume te hidhur me keto qe po lexojme.
i bej thirrje prokurorise, auditit te MM, dhe te Nderuares Znj.Mimi Kodheli, te hetoj Laureta Sotirin shefen e finances se maredhenjeve me jashte te besuaren e Arben imamit, dhe pagesat fiktive qe ka bere me atashet,Znj.Ministre shpartalloni banden kriminale te MM
jo vetem laureten qe duket sikur e ka kthyer tani karten dhe eshte bere socialiste por aty eshte nje bande e tere ku ne krye eshte drejtor nje gagac ish militant i fatmir gerdecit nje drejtor qe ka gati tete vjet dhe qe ka vjedhur se bashku me nje fierake tjeter motra e nje futbollisti fierak, hajdute te tmerrshem duhen shkulur si fare nga ministria se e ndosin, pa harruar shefin e ushtrise nje ordiner spekuant. ajo ministri duhet pastruar nga rrenjet perndryshe ky vend me keto mostra hajdute dhe ordinere nuk mund te behet
Qe te besh nje hetim te mirefillte te gjithe atyre pazareve qe jane bere ne ate dikaster duhet nje analize e hollesishme e te gjithe veprimtarise se ketij dikasteri Por kjo nuk behet me ata drejtori auditi ku ne krye te saj eshte nje fare bardha qe po te analizosh ate eshte turp qe ndodhet atje qysh nga prejardhja e saj e bija e kujt eshte e deri ne personin e saj nuk ka asnje gje te perafert me nje zyrtare Pa permendur shume persona te tjere q
KUR DO VEJ NE BURG ARBEN IMAMI? KAQ DESHA ME DIT
IMAMI VODHI DHE RUBINETAT E BANJOS DHE KODHELI NUK U NDIE, JU MENDONI SE DO TA COJ NE PROKURORI?? VETEM ERJON VELIAJ E BERI ATE GJE ME SPIRO KSEREN. SHPRESOJM TE VAZHDOJ KJO LINJE, NDRYSHE KOT GJITHCKA
race hajdutesh katundare vicidoli. kurse keta qe nuk i denoncojne por i mbajne ne politike jane dyfish qelbesira
BURG DHE DENIM MAKSIMAL PER KETO KRIMINELE E HAJDUTER TE PAPARE. DREJTESIA DO TE BEHET NJE DITE…DHE KJO DITE ESHTE E AFERT!
KUR DO TU HYJ GJEMB NE KEMBE KETYRE?
Ku eshte ai Llalla. Eshte bere hirre, apo gjize. Eshte thartuar fare nga trute. Cfare pret pse nuk hap hetim me niciative per ket rast konkret. Eshte denoncim i gjalle qe ju nxjerr bythen zbular me Berishe, me Shkezen, me Fatmrim, me Imam, me Dashnor Sule me soj e sorrollop, si nje fije merimaga qe ska mbarim e me vjen ndot kur i permend.A perben ky rast elementet kryesore per sa i perjet organizimit shtrirjers ne gjeresi e thellesi te MAFIES? Cfare duhet te kete me teper? Aty i ke te gjitha qa shume sa te lodhen prokuroret mbi dosje.
.,
Drejtori i uzines MJEKES Daniel Karanxha eshte kryehajdut se bashku me shefin e finances kane bere korrupsion kane shitur te gjitha metalet me ngjyra per skrap ,makinat qe shkonin cdo dite ne kombinat metalurgjik faturoheshin kot te gjitha keto para pervetesoheshin ne xhepat e tyre ,ai keto i vidhte me krushkun e vet Argjir Panariti Hajduti mafioz shiti cfare kishte ne uzine deri tek arkat qe ishin te ambalazhuar armet, duke i pervetesuar per vete pa fatura dhe me pas ti shisnin .Shefi i finances eshte kryesori ka vjedhur per dhjete vjete me rradhe nuk na paguanin pagen mujore qesharake se nuk kishin lek ne banke,Hajdut danieli arriti deri aty qe u thoshe punetoreve ju heq nga puna se kjo eshte fabrika ime . E kur valle do vi ajo dite qe keto hajdute te merret pasuria vilat ,pallatet e femijeve tokat ne fushe studio ne Librazhd deri valute te huaj jashte shteti
shqiperia eshte vendi i hajduteve. ruani koken dhe femijet
jam dakord me apelin per ministren aktuale. duhet te marre dokumentat dhe te bej hetime serioze duke e cuar zoterine Imami ne prokurori. Ndryshe mos na perrallisni per shtet ligjor
ajo Laureta mund ta kete kthyer, por ka qene ne krye te fushates se Imamit ne Elbasan, para Ministrise se Mbrojties do dalim dhe zvarre do ta marim ate dhe mbetjet e ministrise se Mbrojties
PS tha ne Kuvend qe Imami do denohet. E tha dhe rama ne fushate. Sot nuk veprojne
Ke te besojme?
Prokuroria nuk duhet te vonohet. Po u vonua do te thote se ajo eshte pjese e fshehjes se gjurmeve. Populli pret. Eshte fjala per venien dore mbi pasurine e tij dhe populli duhet ta dijë. Eshte rast ne nje zinxhir rastesh te ngjajshme per te cilat ministria e mbrojtjes ka qënë “shembullore”. Mafia e gjelber zoteron sot pasuri marramendëse. Gjunkshi ka firme private te padeklaruar etj.etj. Prokurori! Kambanat per ty po bien fort! Ke veshë apo jo? Zonja Mimi Kodheli, juve cfare prisni?
DELETED – MODERATORI
thone qe zonja Kodheli po ben nje shfaqje teatrale me Gerdi bogdanin!! Me duket se nuk mundesh edhe te besh teater me qelbesirat e PD edhe ti cosh atje ku kane vendin qelbesirat.
A do ta coj Rilindja Imamin para drejtesise? Kjo eshte pyetrja qe kerkon pergjigje
Rubinetat e banjos i vodhi Imami Kodhelit nepermjet Aida Kripes dhe Shpresa Zenelit
Ministres Kodheli
Eshte koha per ndryshim te madh ne FA.Eshte koha per nje ndryshim ne mentalite.Eshte koha per nje ndryshim rrenjesor ne organizim drejtim .Koha per nje ndryshim rrenjesor ne radhe te paree ne personelin administrativ e civil.ne administraten e personelit.te arsimimit,perkujdesja dhe ne ate te finances..sektorit te finances qe trajton personelin ushtarak dhe ate civil ne misionet e FA ne NATO.Eshte koha qe Auditi te hetoje jo te inventarizoje gjendjen e parave qe akorduara per keto misione tona jashte shtetit si NATO.Bruksel.SHBA dhe ne vecanti misionit tone ushtarak ne Turqi.Si eshte bere planifkimi,shperndarja, e parave si jane bere shpenzimet.Si jane jusifikuar sherbimet e personelit te administrates se MM dhe ajo e finances per gjoja sherbime e kontrolle prane ketyre njesive tona jashte shtetit.Para dhe fatura gjoja per shpenzime operative,pritje e festa nga ana e atasheve ushtarake.Zonja Kodheli.Zyra e finanaces jo vetem qe ka shkelur ligjin,cdo emerim me pare merrej mendim nga kjo zyre,mbasi ne kete administrate funksiononte nje grup seksioni i PD. Ne zyren e finances pervec te tjerave eshte per te ardhur keq se nga punonjesete Laureta Sotiri Shpresa Zeneli,ky ambiente perdorej edhe si minibar pihej Wiski ………..dhe beheshin pazarte e para per ndarjet e lekeve.dhe aty pregatiteshin zarfet per Edin,Fredin,Mozen si dhe pjesa per ish Dr.Kabinetit.Tek kjo zyre pregatitej menuja,caktohej lokali,personat qe do te merrnin pjese.Cdo punonjes qe kthehet nga jashte shtetit,punonjes prane misioneve tona mernin me pare miratimin e Lauretes , per kerkesat e saj dhe te grupit kerkesa per ilace dhurata beheshin me emer. Eshte turpi i kesaj Ministrie qe ne Qendren Kulturore te ushtrise eshte Shefe finance Motra e Laureta Sotirit dhe mbesa e Lauretes vajza e Motres eshte Shefe Finance tek AKSHE, ketu mbyllej dhe trekendeshi i parave dhe faturave fiktive midis motrave dhe vajzes se tyre. Arrihej deri aty sa veprimet korruptive ne shume raste ne pergatitjen e ketyre festave me pare mernin pjese edhe grate e ketyre ushtarakeve eshte turp qe gruaja e Atasheut ushtarak ne Turqi Marjana Cekodhima gjate gjithe perjudhes ka luajtur Rolin e sekseres,rolin e sekseres edhe ne shitjen e pronave te saj me kete zyre dhe dhenjen e pronave te paluajtshme Ministrit Imami pronat Cekodhima ne Rradhime, keto dhe fakte te tjera rrenqethese korruptive te kesaj administrate eshte detyra e Auditimit dhe kallezimit penal ne Prokurori qe duhet te ishte bere me kohe.
Imami ka nevoje te pastrohet mire,por me llapen time…Te fala Beno . Dil nga 21 Dhjetori… na i bere syte bakerr…