Përmes një ndryshimi në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit, të miratuar në vitin 2008 për privatizimet, Këshilli i Ministrave u jep të drejtën subjekteve të përfitojnë edhe pa ankand apo tender një pasuri shtetërore.
Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, apo edhe të ankandit, parashikon edhe formën e privatizimit me metodën e “tjetërsimit”, pra duke ia kaluar direkt një investitori të interesuar pronën shtetërore, në përputhje me kritere që i përcakton sipas rastit të caktuar Këshilli i Ministrave.
Në relacionin që shoqëron ndryshimin, Këshilli i Ministrave sqaron se një masë e tillë është marrë për t’u rritur investitorëve sigurinë në respektimin e së drejtës së pronës në vend.
Vetëm pak javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime të tjera të rëndësishme lidhur me pronat publike, duke u dhënë të drejtën subjekteve që kanë kontrata qiraje apo kontrata simbolike një euro të privatizojnë pasurinë nëse përmbushin disa kushte.
b.b/dita

Hajde, bjerini me top.
Vidhini te gjitha. Mos lini gje ne kembe
Shteti i Ramutit i ka shpallur lufte prones shteterore.
Kurveri publike ne dem te prones publike
Duartrokisni fort o popull debil
Sa me fort te duartrokisni, aq me fort jua fut Ramuti
Vjidhni vidhni se eshte fundi i mundesive apo jo ?!
Ndoshta duhet te mblidhen gjithe partite tjera e do paralajmerojne se keto privatizime do anulohen!