SHBA vendos sanksione për vendet që do të importojnë naftë nga Irani

Elena Tase

Në një  kohë kur tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është në kulmet e saj, administrata amerikane do të ushtrojë sanksione ndaj të gjithë vendeve që do të vazhdojnë importin e naftës nga Irani, pas datës 2 maj.

Lajmi u publikua nga prestigjozja amerikane Washington Post, e cila citonte burimeve të brendshme të konfirmuara pranë presidentit Trump.

Vendet që mund të preken nga saksionet janë disa prej vendeve më të rëndësishme në botë, si Kina, India, Japonia, Italia, Korea e Jugut, Taivani, Turqia dhe Greqia.

Edhe pse disa shtete si Italia, Greqia dhe Taivani kanë filluar reduktimin e importeve, mendohet se vendosja e sanksioneve nuk do të ndalojë disa superfuqi si Kina apo edhe Turqia.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *