Prishtinë/ Burri vret gruan, nusen e djalit, më pas vret edhe veten

Leda Hysa

Një konflikt familjarë që ndodhi sot në një familje në lagjen “Dardania” të Prishtinës në Kosovë ka lënë tre persona të vdekur.

Sipas Policisë një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe  një fëmijë.

Rastin për mediet kosovare s e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësite policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënsja e policisë së Prishtinës.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *