Bode, baba për herë të tretë në moshën 53-vjeçare

anazapta

Ministri i Financave do të bëhet me fëmijë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e ka botuar sot e përditshmja “Panorama”, në suplementin e saj “Panorama plus”. Ritvan Bode ka humbur para disa vitesh bashkëshorten, me të cilën ka dy fëmijë, tashmë të rritur.

Prej dy vitesh, Bode është parë në shoqërinë e pedagoges Jola Xhafo, e cila tashmë është në muajin e katërt të shtatzënisë. Partnerja e zotit Bode nuk ka qenë e martuar më parë dhe ky është fëmija i parë për të.

Ndërkohë, çifti nuk ka bërë të ditur ende nëse ardhja në jetë e fëmijës do të paraprihet nga ndonjë ceremoni zyrtare martese.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *