Po planifikonin sulme, 4 të vrarë dhe 13 të arrestuar në Arabinë Saudite

Elena Tase

Arabia Saudite ka arrestuar 13 persona të cilët po planifikonin të kryenin një seri sulmesh terroriste në vend, të cilët sipas autoriteteve janë shmangur.

Arrestimet u kryen pak ditë pasi militantët e ISIS morën përgjegjësinë për sulmet e tmerrshme në Sri Lanka të dielën e Pashkës.

Forcat e sigurisë kanë konfirmuar gjithashtu se kanë vrarë katër persona të dyshuar se ishin militantë të ISIS, ndërsa të arrestuarit janë konfirmuar si pjesëmarrës në grupin terrorist.

Të dielën policia bastisi dhe një shtëpi të cilën terroristët e kishin marrë me qira dhe po e përdornin si fabrikë për prodhimin e bombave dhe jelekëve me dinamit që do të përdoreshin për sulme vetëvrasëse. Në vend u sekuestruan gjithashtu armatime dhe kallashnikovë.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *