Zgjedhje me Ramën kryeministër? Përgjigjet Kryemadhi

Bora Basholli

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgjigjur pas deklaratës së ish-deputetit Përparim Spahiu  së është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

Nuk ka tërheqje, nuk është problemi Edi Rama individ, por Edi Rama fenomen. Nuk po flasim për Edi Ramën i biri i Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Ramën që është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale”.

Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët e opozitës tashmë kanë strategjinë dhe platformën e opozitës.

Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj agjendë opozitare e mirë-organizuar prej një viti dhe sot përfundon nënshkrimin e një koalicioni opozitar, përballë një shteti të kapur, ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Them zgjedhje sepse votimi ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë.

Sa i përket procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Ne kemi për detyrë ti garantojmë shqiptarëve infrastrukturën për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Shqipëria është vend që zoti e ka vendosur në mes të BE. Çdo përpjekje e Ramës për ta mbajtur Shqipërinë larg BE është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat e largon Shqipërinë nga BE, largimi i Ramës e afron Shqipërinë me BE”, u shpreh Kryemadhi

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • tani qe Nafija kishte ne grupin negociator per koalicion dhe Kejdi dhembcakallen me shkolle te mesme duket se e ka te kapme , ,,,,,, i perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te leshelise….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *